Hapësire reklamuese

Aktualitet

Marrin fund të gjitha sorollatjet e shqiptarëve me ligjin, “avokati im”, me juristin online ju vjen në ndihmë për çdo problem, ja si funksionon (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Ju ka ndodhur të keni nevojë për një kontratë dhe jeni sorollatur pafund dhe si përfundim asgjë nuk keni zgjidhur? “Avokati im” mendon pikërisht për problemet tuaja dhe ju vjen në ndihmë në momentin që keni nevojë.  “Avokati im” është platformë elektronike që ka në thelb të zgjidhë çështje që kanë të bëjnë me problemet e ndryshme në lidhje me dokumentet ligjore.

Ky shërbim online ndihmon ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe personat e ndryshëm privatë në fushën ligjore. Shërbimi që ofron është në web, përmes internetit dhe i bën të mundur kujdo  njohuri miniale mbi ligjin dhe teknologjinë, të krijojë në pak minuta dokumente ligjore sipas nevojës, të personalizuara sipas rastit përkatës dhe sipas formës së kërkuar ligjore.

Mjafton vetëm të zgjedhësh në faqen online të internetit dokumentin tënd ligjor që të nevojitet, t’ju përgjigjesh disa pyetjeve të thjeshta për të bërë sa me individuale nevojat apo kërkesat tuaja dhe dokumenti juaj ligjor është menjeherë gati për ta shkarkuar, printuar, për ti dhënë një lexim të fundit, apo për të kryer disa ndyshime, nëse nevojitet.

Pyetjet janë shumë të thjeshta, nuk është e nevojshme të keni njohuri mbi ligjin, te shpejta per t’u përgjigjur, dhe një dokument mund të plotësohet mesatarisht për 8 minuta.

Ideja për të hapur këtë shërbim online ka ardhur pasi shqiptarët gjithnjë kanë patur probleme me kontrata, qoftë edhe ato më të voglat për një qiradhënie të thjeshtë. 

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll