Hapësire reklamuese

Politikë

Marrin fund masat kufizuese, Rama: Nga kjo datë nuk ka më zona me ngjyra, lirohet transporti në të gjithë vendin

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama ka thënë se kjo është java e fundit e kufizimit të lëvizjes për shkak të koronavirusit. Që prej javës së ardhshme nuk do të ketë më ndarje me zona sipas rrezikshmërisë.

Rama tha në një komunikim në Facebook, se të vetmet aktivitete që do të qëndrojnë të mbyllura edhe për pak kohë janë transporti publik, sportet, dasmat. Ndërsa u shpre se më shumë detaje do të jepen ditën e premte kur të publikohet edhe urdhri.

Rama e mbylli komunikimin me një këshillë për shqiptarët: “Mos harroni, lani sa më shpesh duart, sepse ai nuk ka ikur”.

“Kjo është java e fundit e masave kufizuese të lëvizjes. Më 1 qershor hapen kopshte, kufijtë, qarkullimin e makinave në të gjithë vendin, plazhet do jenë të hapura. Por nuk do lejmë asnjë subjekt privat përveç hoteleve që të vendosin çadra në rërë, pa autorizimin e përkatës. Kjo do të jetë java e fundit e zonave me ngjyra. Detajet të premten kur të dalë urdhri. Ju falenderoj edhe njëherë për gjithçka dhatë nga vetja. Shumë shpejt do t’ju prezantojmë planin e përgjithshëm të rimëkëmbjes ekonomike, për të dalë më të fortë. Do të investohemi me të gjithë energjitë tona dhe do ta shikoni që ashtu si prej fillimit të qershorit, do të hapen njëri pas tjetrit kantieret e ndërtimit për shtëpitë e prekura nga tërmeti. Do të injektojmë edhe një plan të ri investimesh që do të krijojë mundësi të reja punësimi,” tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu