Kreu i opozitës armene, Nikol Pashinyan ka marrë ditën e sotme postin e Kryeministrit të Armenisë, duke i dhënë kështu fund drejtimit 10 vjeçar të Serzh Sargsyan.
Demostratat e dhunshme kundër ish-kryeministrit Sarsyan u përhapën me shpejtësi në të gjithë vendin, duke e detyruar këtë të fundit të japë dorëheqjen.
Kështu Armenia votoi përsëri pas vetëm një jave nga zgjedhjet elektorale, duke zgjedhur kësaj here në krye të vendit Nikol Pashinyan.
Vendosja e tij në krye të qeverisë u prit me festime masive në të gjithë sheshet kryesore.