Hapësire reklamuese

Politikë

Marrëvjeshje e fshehtë Rama-Basha? Topalli: Sot e lanë të dalin të dy në orën gjashtë, që të mos dëgjohej Berisha

Shkruar nga Newsbomb
Marrëvjeshje e fshehtë Rama-Basha? Topalli: Sot e lanë të

Jozefina Topalli ngre dyshime se kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha u shfaqën sot në parlament në orën 18:00, pasi kishin bërë marrëveshje për të “eklipsuar” Sali Berishën.

Lulzim Basha refuzoi të flasë në Kuvend për gati dy orë ditën e sotme, duke insistuar që në sallë të ishte edhe kryeministri Edi Rama.

Por kreu i qeverisë mbërriti në Kuvend në orën 18:00 në të njëjtën kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha nisi takimin kundër Bashës.

“Fakti që askush nuk dëgjonte parlamentin sot, programin e qeveisë. Sot ne nuk kemi opozitë. Ke një që quhet opozitë por nuk është opozitë. Unë e kam thënë, ata janë bashkë. Edhe sot kur e lanë në orën 6, është e pabesueshme”, u shpreh Topalli në emisionin Opinion.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.