Hapësire reklamuese

Politikë

Marrëveshjet me Turqinë, Hasani: Thellojmë partneritetin strategjik

Shkruar nga Newsbomb

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka komentuar gjashtë marrëveshjet e nënshkruara në Ankara mes qeverisë shqiptare dhe asaj turke.

Në takimin e parë të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi në Ankara, ne vlerësuam progresin e shkëlqyer të partneritetit tonë strategjik dhe identifikuam fushat dhe sektorët prioritarë për një bashkëpunim të mëtejshëm akoma edhe më të fortë nën rrethanat gjeopolitike në rajon, në Evropë dhe më gjerë. Si partnerë strategjikë, ne jemi të vendosur të thellojmë marrëdhëniet e shkëlqyera dhe miqësinë e vërtetë mes Shqipërisë dhe Turqisë”, shkruan Hasani në rrjete sociale.

Shqipëria dhe Turqia nënshkruan sot në Ankara marrëveshjet dhe memorandumet për përforcimin e bashkëpunimit të dy vendeve.

Marrëveshjet e nëshkruara mes Shqipërisë dhe Turqisë janë:

1. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Urbanizimit dhe Ndryshimeve -Klimatike të Republikës së Turqisë për bashkëpunim ne fushën e mjedisit.

2. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve të Republikës së Turqisë për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe zonave të mbrojtura.

3. Marrëveshje ndërmjet KM të RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë mbi statusin e zyrës së koordinimit të programit TIKA Tirana.

4. Marrëveshje kuadër ushtarake ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë.

5. Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë në Fushat e Medias dhe Komunikimit për komunikimin dhe informimin publik.

6. Protokoll Bashkëpunimi midis Korporatës Turke të Radio Televizionit dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Pas nënshkrimit të marrvëeshjeve dy liderët e vendeve mbajtën një konferencë për mediat.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan falenderoi kryeministrin e Shqipërisë dhe delegacionin shqiptar për vizitën e tyre në Ankara, ndërsa theksoi mbështjen e Turqisë për Shqipërinë. “Ne do të vazhdojmë të qendrojmë pranë popullit shqiptar”, tha ndër të tjera Erdogan.

Erdogan: Jam shumë i kënaqur që mirëpres Ramën dhe delegacionin e tij në Ankara. Ju uroj mirëseardhjen..Vitin e kaluar festuam 100 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomtaike mes Shqipërisë dhe Turqisë. Konfirmuan vendosmërinë për të ngritur në nivelin më të lartë marrëdhëniet tona. Me marrëveshjet që nënshkruam perforcuam bazën juridike të bashkëpunimit tonë. Turiqa është 5 nga investitorët më të mëdhenj në Shqipëri…

Presidenti turk tha se objektiv i marrëveshjeve që u nënshkruan sot është që të çojë volumin tregtar mes dy vendeve në 2 miliardë dollarë nga 1 që është aktualisht. Më tej ai përsëriti kërkesën e Turqisë për luftën ndaj gylenistëve.

Erdogan: Pjesë e axhendës tonë ishte edhe pastrimi i mbetjeve të FETO-s, e cila vijon aktivitetet e saj me qëllim për të hedhur hije në marrdhëniet tona. Ne nuk do ta lejojmë, edhe autoritetet shqiptarte janë në vetëdije për këtë luftë. Lufta jonë ndaj FETO vazhdon.

Nga ana e tij kryeministri shqiptar, Edi Rama nuk nguroi të falenderojë Turqinë dhe presidentin turk Erdogan për ndihmën e madhe që vendi i ka ofruar Shqipërisë dhe Kosovës në momentet më kritike.

Këtu Rama përmendi njohjen e Kosovës, ndihmën e Turqisë për ndërtimin e 500 apartamenteve pas tërmetiti të 2019 si edhe ndihmën që Ankaraja i dha Shqipërisë përmes vajsinave në kohën e koronavirusit.

Edi Rama:.Dua t’ju falendroj edhe publikisht për mikëpritjen. Sa here që flitet në këtë nivel për marrdhëniet me Turqinë, Shqipëria Kosova nuk mund të harrojmë dot 3 gjëra që mbeten në kujtesën tonë kombëtare. Së pari falë jush Kosova u njoh si republikë e pavarur pak minuta pas shpalli pavarësinë. E dyta kur Shqipëia u godit nga një tërmet me pasoja të rënda ju ishit i pari që komunikuat me mua, më thatë që sa të jetë Turqia Shqipëria nuk do të jetë kurrë vetëm dhe morë iniciativën publike për ndërtimin e 500 apartamenteve të reja dhe e treta kur Shqipëria bashkë me popujt e tjerë të rajonit u ndjenë si peshku pa ujë në momeëntin kur bota u godit nga Covid, dhe teksa shikonim nëpër ekranet e tv europiane fillimin e vakisnimit ne Europë, nëse nuk do ishte Turqia dhe ju personalisht kushedi se sa njerëz do të kishin humbur jetën. Këto janë 3 momenete mes jetës dhe vdekjes që nuk harrohen kurrë.

Gjithashtu gjatë fjalës së tij Rama tha se presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan do të mbajë fjalën e tij nëpërmjet një lidhje direkte për samitin që do të mbahet në 28 shkurt në Tiranë për Ukrainën.

Edi Rama: Si gjithmonë e kam gjetur presidentin të interesuar me gjithë zemër për ecurinë e rajonit tonë, ecurinë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe për dëshirën e tij që progresi e paqja në rajon të jenë çdo ditë e më të forta. Kemi ndarë edhe opinionet për konfliktin në Ukrainë, e kam informuar që në ditët e ardhshme në Tiranë së bashku me Zelenskyn do të zhvillojmë një samit ku edhe Turqia është e ftuar dhe jam mirënjohës që presidenti ka pranuar të adresojë samitin përmes një lidhje direkte nga zyra e tij duke qenë se e ka të pamundur të jetë fizikisht.

Kryeministri Edi Rama u prit sot me ceremoni të lartë shtetërore nga presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan.  Pas ceremonisë së veçantë të mikërpitjes që u zhvillua në Presidencën e Republikës së Turqisë, kreu i qeverisë dhe presidenti Erdogan  zhvilluan  një takim bilateral mes tyre.

Së bashku me kryeministrin Rama pjesë e delegacionit qeveritar janë dhe  Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku; Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani; Ministri i Mbrojtjes  Niko Peleshi; Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj; Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu; Ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu; si dhe  Ministrja  i Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese