Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Marrëveshje me Italinë për emigrantët, Bardhi: Nesër e çojmë në Gjykatë Kushtetuese

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshje me Italinë për emigrantët, Bardhi: Nesër e

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për media pas takimit me grupin e Sali Berishës.

Bardhi është shprehur se në mbledhje kanë diskutuar për vijimin e aksionit të opozitës si dhe për marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë. Ai u shpreh se nesër shkon në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e Shqipërisë me Italinë për emigrantët.

“Sa i takon marrëveshjes me Italinë, kërkesë e cila sipas procedurës kushtetuese do të depozitohet ditën e nesërme pranë Gjykatës Kushtetuese. Kërkojmë shqyrtim të shpejtë profesional nga Gjykata Kushtetuese për të mbrojtur interesin e qytetarëve shqiptarë.

Së dyti në mbledhje është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe vijimin e aksionit të opozitës, diskutime që do të vijojnë edhe nesër në një mbledhje tjetër të grupit. Kemi rikonfimruar vullnetin për të mos hequr dorë nga mundësia që Kuvendi t’i kthehet rrugës së Kushtetutshmërisë”, tha Bardhi ndër ëtë tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese