Hapësire reklamuese

Politikë

Marrëveshje kryeministër-president? Berisha: Këto i bën Rama, një ditë thotë fola me Metën e një ditë telefonova Bashën

Shkruar nga Newsbomb
Ish-kryeministri Berisha

Ish-kryeministri Berisha beson se mes kryeministrit Rama dhe presidentit Ilir Meta nuk ka asnjë marrëveshje, pavarësisht zërave nga aktorë të ndryshëm politikë në vend.

Në një intervistë për Nisida Tufën në “Kjo Javë”, Berisha tha se zërat për marrëveshje i bënë vetë Rama, pasi sipas ish-kryeministrit një ditë thotë rash dakord me Metën e një ditë fola me Bashën.

“Personalisht them se këto i bën Edi Rama. Për të mashtruar njerëzit përreth, një ditë ju thotë se drekova me Metën dhe rash dakord për këto. Një ditë thotë fola në telefon me Bashën dhe rash dakord për këto.

Këto flasin për një panik që ai po e ndjen, Shqipëria po zien se ai ka krijuar një pakënaqësi të jashtëzakonshme në popullatë. Të jem i sinqertë, kjo duket dhe te socialistët e vërtetë. Po i rrëshqet toka në këmbë”, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.