Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Marrëveshja SEKRETE me Pfizer, Ralf Gjoni: S’ka transparencë! –Gjuzi DEBAT me Ruçin: Rama i futi vaksinat kontrabandë, pse s’vjen, është pa qejf apo…?

spot_img

Lajme të ngjashëm

4ac79fb0eb85cad529764dc2ccbbcad8

Sot ka nisur seanca e parë parlamentare në këtë sesion të fundit të punimeve të Kuvendit, ku në rendin e ditës është dhe votimi për marrëveshjen e fshehtë që qeveria shqiptare ka bërë me kompaninë Pfizer, për vaksinat anti-covid.

Pasi Kreu i Kuvendit Ruçi prezantoi rendin e ditës deputeti Ralf Gjoni tha se gjithçka po mbahet e fshehtë dhe duhet transparencë, si me deputetët, me median dhe me qytetarët.

Nga ana tjetër, deputeti Kujtim Gjuzi akuzoi Ramën se i ka sjellë vaksinat në mënyrë kontrabandë dhe ka frikë të vijë të përballet në Kuvend.

Ralf Gjoni: I nderuar z.Kryetar i Kuvendit. Unë jam dakord që t’i shqyrtojmë dhe pse jo t’i votojmë ligjet e qeverisë, por jo të tallet ekzekutimi me ne. Jam duke kërkuar në rendin e ditës, nuk kemi asnjë email asnjë tekst nga administrata e Kuvendit. Deputetët e Kuvendit nuk mund të votojnë vetëm në titujt që lexon Kryetari i Kuvendit. Për vaksinën e Covax kemi votuar me ministren Manastirliu dhe s’e dimë ku është fshehur Covax-i. Dëgjojmë dhe në media për marrëveshje sekrete që duhet të votojmë për marrëveshjen Pfizer. A ka mundësi të kemi më shumë transparencë? Ju lutem shumë këto duhet të bëhen publike dhe transparente për ne deputetët dhe publikun. Po e kthejmë shtetin në një çerdhe informale ku kemi vetëm një edukator që drejton, të tjerët duken si kalamanj.

Ruçi: Është një marrëveshje sekrete që nuk do të bëhet publike as për mediat as për një. Është një kërkesë e tyre, që mos ta kenë marrëveshjen deputetët, është një kërkesë për të gjitha parlamentet jo vetëm për tonin.

Gjuzi: Kryeministri ka shkelur ligjin, sepse në mënyrë kontabandë ka futur dhe ka bërë një vaksinë të pacertifikuar nga laboratori i barnave. Ndaj sot në nisje të këtij sesioni Rama mungon këtu se e dinte që opozita do i nxirrte probleme, parafolësit e thanë.

Ruçi: Këtë po e thua ti.

Gjuzi: Të lutem z.kryetar…

Ruçi: Jo jo ke gjë për të thënë për rendin e ditës?

Gjuzi: Po mbivendoseni kryetar. Do të na mbyllësh gojën. Rama na e mbyull gojën. Sepse doni t’i mbani të gjitha në kontroll. Pse nuk vjen kryeministri në interpelancë me deputetët. Është i paqefshëm?

Ruçi: Do të vijë në seancën tjetër.

Më shumë

spot_img