Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Marrëveshja Rama-Basha, berisha: Nuk e dija që do takoheshin

spot_img

Lajme të ngjashëm

d657399be1cb8f5d85f5b5a622037854

I ftuar në emisionin ‘A Show’, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për marrëveshjen e 17 majit Rama-Basha.

 

Berisha ka deklaruar se nuk e dinte për këtë takim dhe e ka marrë vesh vetëm mbasi ka mbaruar mbledhja.

Gjithashtu ish-kryeministri ka treguar se nëse dikush do e pyeste nëse ky takim duhet të bëhej, do të pranonte.

‘Në mënyrë absolute unë e kam marrë vesh vetëm mbasi ka mbaruar mbledhja e partive, dhe Rama i kërkoi Bashës takim kokë më kokë. Jam i sigurt që edhe Basha s’e ka ditur para se të ulej me Ramën. Rama shkoi kur shkuan të gjitha, e mbeti vetëm dhe zgjodhi një rrugë që tani e dimë të gjithë.  Nëse do isha pyetur, a mund të takohen, do thoja: mund të takohen. Ishte një moment që ose PD të braktiste zgjedhjet, ose me presionin e çadrës, PD duhet të arrinte kërkesat e saj.

Kishim dhe një fakt, qeveria e SHBA dërgoi një përfaqësues të saj dhe ai modifikoi paketën e mëparshme. Që PD të kundërshtonte të gjithë botën, po të isha kryetar nuk do e bëja. Se cilat ishin pasojat këto janë të qarta. Por ka një gjë, mendohet se ajo është veprim jo në dijeninë time, por ngjarjet për fat të mirë e të keq kanë jehonën më të fuqishme se ngjarja. Në terma konkrete në dijeninë time nuk ekzsiston asgjë’, tha Berisha.

Më shumë

spot_img