Hapësire reklamuese

Politikë

Marrëveshja PS-Rithemelim, Bashai ashpër: Revolucioni i premtuar u shit, ishte sa për interesat personale të Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja PS-Rithemelim, Bashai ashpër: Revolucioni i premtuar u

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reguar pak pasi u arrit miratua marrëveshja mes socialistëve dhe Rithemelimit për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Basha i ashpër në reagimin e tij ka thënë se “aksioni” dhe “revolucioni i premtuar nga Rithemelimi me në krye Sali Berishën u shit pasi ishte vetëm për interesta përsonale të këtij të fundit.

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur të gjejnë dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një paltforme të posaçme që do të ndihmojë në kalimin e ligjeve që kërkojnë shumicë votash, ligje të cilat janë prioritare në rrugën e integrimit.

“Njëri prej të cilëve sot u njoftua që ka mbauar hetimi dhe do komunikohen akuzat. Ndaj edhe Beqja me shokë do shkojë në burg se ka vjedhur. Këta do ngrejnë komision për të hetuar se çfarë shkeljesh administrative ka bërë. Për këtë u shit revolucioni i premtuar. Ku është revolucioni? Ku është përmbysja e Ramës? Cila është fitorja që u shet sot demokratëve që i more pas vetes me premtimin se do rrëzoje Edi Ramën”– ka thënë Basha në një takim me mbështetësit e PD në Kurbin.

Më tej ai tha se qëllimi i marrëveshjes së sotme është vijimi i marrëveshjes së 2008 mes Berishës dhe Ramës për të mbajtur të mbyllura listat e kandidatëve për deputetë.

Nisesh për betejë personale dhe merr me vete të gjithë demokratët e ndershëm. Përpjekja për të korrigjuar ligjet e Edi Ramës. Ky ishte revolucioni? Por diku tjetër fle lepuri, te marrëveshja famëkeqe e kushtetutës 2008-ës për të mbajtur monopolin për kandidatët për deputetë, për të kontrolluar sistemin politik siç u ka lënë trashëgimi Ramiz Alia.

Edhe pse kjo në këtë formë mund të vij me një çmim shumë të lartë jo thjesht për demokratët, por për të gjithë Shqipërinë, për të gjithë Kombin me çmimin e lartë të konsolidimit të pushtetit të Edi Ramës dhe rrënimit të opozitës shqiptare. Po kaq u bën atyre që është thënë dhe me të drejtë u katapultuan pas asnjë meritë si kandidat për deputetë dhe që e kanë frikë listat e hapura, sepse kanë frikë të vijnë e të përballen me gjykimin e demokratëve, me gjykimin e qytetarëve, me votën tuaj.

Frika ndaj listave të hapura i ka shtyrë drejt këtij komploti të ri ku janë prap bashkë, bashkë për t’i mbajtur listat e mbyllura, bashkë për t’i mohuar shqiptarëve barazinë e votës, bashkë për të mohuar votimin dhe numërimin elektronik që iu heq instrumentet e manipulimeve të tjera zgjedhore, bashkë për t’i mohuar votën diasporës që duan ta degdisin ose në dyert e ambasadave, ose me postë, të Postës Shqiptare, të folesë dhe çerdhes së pushtetit, në fakt ta themi troç, të çdo pushteti".

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese