Tirana
clear sky
5.5 ° C
5.5 °
5.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
20 °
Hën
17 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Marrëveshja PS-PD, reagon ish-deputetja demokrate: Zgjohuni njerëz, sistemi ka nevojë për shkundje!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputetja e PDIU-së, njëherësh edhe ish-demokratja Mesila Doda jep alarmin se marrëveshja PS-PD po e çon vendit drejt greminës. Ajo u bën thirrje qytetarëve që të zgjohen pasi sipas saj sistemi është bërë autokrat e arrogant.

REAGIMI

Ky vend po shkon per dreq…

Prej kohesh kam vendosur qe te sjell veç mesazhe publike pozitive. platforma e ide qe sjellin shprese e ndertojne te ardhmen, e bindur qe ky vend ka nevoje per qetesi dhe shprese… por ajo qe po ndodh para nesh eshte nje turravrap i frikshem, drejt nje autokracie zyrtare. Krejt sistemi eshte bere autokrat e arrogant… shteti, qeveria, partite, perfaqesimi, rruga drejt perfaqesimit, paktet, marreveshjet… ky vend po rreshket drejt humbjes se çdo lloj pluralizmi dhe e frikshme eshte qe te gjithe heshtin sepse i duket se ka me rendesi karshilleku qe i bejne njeri-tjetrit, ish-mikut, ish-armikut, rivalit… nderkohe nuk ka me hapesire as per standarte minimale demokratike, as brenda partive, as jashte tyre, as ne shtet e as ne votime…

Zgjohuni njerez… mos u merrni me ata qe flasin, po me ata qe po ju vene ne gjume dhe po thithin pak nga pak çdo standart lirie. Ky vend po shkon ne dreq, mos i jepni nje dore rrokullimes ku po e çojne arrogantet, frikacaket e oportunistet. Ka nevoje per shkundje krejt sistemi sepse sot jemi me pak, shume me pak te lire se ne ’90. Nuk u be ne nje dite, nuk u be nga nje parti… e beme te gjithe pak e nga pak e sot e kemi mbi supe, nen kembe e po behet bllok ne jeten tone.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img