Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
28 %
1.5kmh
0 %
Enj
24 °
Pre
24 °
Sht
28 °
Die
30 °
Hën
31 °
E enjte, 23 Shtator, 2021
spot_img

Marrëveshja për ‘zgjedhoren’, Basha u përgjigjet kritikëve: Asnjëherë më parë s’kanë qenë më të qarta synimet e opozitës

spot_img

Lajme të ngjashëm

28ad14fd4028847207736188c1c3f79f

Pas kritikave të shumta që kanë ardhur në adresim të PD në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar mes palëve politike për zbatimin e reformës zgjedhore, Basha ka vendosur tu përgjigjet të gjithë kritikëve, duke thënë se se asnjëherë në këto 7 vite nuk kanë qenë më të qarta se sot synimet e opozitës.

 “Emergjencë kombëtare për të larguar këtë qeveri. Nuk tolerojmë asnjë vonesë, në procesin e reformës, siç është rënë dakort më 15 mars të përfundojë. Ka nga ata që kanë dyshime.

Ka nga ata që kanë humbur shpresën. Asnjëherë në këto 7 vite s’kanë qenë kaq të qarta synimet e opozitës dhe aleatët perëndimore. Që Shqipëria mos e vonojë trenin e integrimit, punësimit, rritjes së ekonomisë.

Këto 7 vite na kanë sjellë para dy zgjedhjeve. Bardhë e zi. Të vazhdojmë në këtë rrugë, në rrugën e dështimit total, varfërimit, dorëzimit, pafuqisë, para një grushti njerëzit që kanë marrë peng Shqipërinë. Apo të përdorim gjithë fuqinë për t’i dhënë shqiptarëve.

Kjo nuk ndodhet në dosjet e kryetarëve të partive apo në dollapët e partive. Detyra jonë që t’ju japim forcën që të shkyçni këtë energji. Të kthejmë potencialin e jashtëzakonshëm për ta bërë Shqipërinë në një vend me standarte europiane në zemër të Europës’, ka thene Basha.

Nga takimi me përfaqësues nga PD, LSI, opozita parlamentare dhe nga PS që u mbajt në Pallatin e Kongreseve palët kanë arritur në disa konkluzione. Në një prej konkluzioneve thuhet që reforma duhet të përfundojë jo më vonë se data 15 Mars.

Më shumë

spot_img