
Për pak minuta pritet që në Gjykatën Kushtetuese të nisë seanca për shqyrtimin e kërkesës së Gazmnet Bardhit, i cili këkron që të shpallet e pavlefshme marrëveshja e Shqiëprisë me Italinë.
E teksa gjyqtarët po bëhetn gati për ketë seancë, jashtë Gjykatës janë mbledhur disa të rinj nga Lezha, të cilët shprehen kundër ngritjes së kampeve për efugjatët në Shëngjin.
Bardhi disa ditë më parë depozitoi kërkesën e firmosur nga 30 deputetë të opozitës, të cilët kërkonin që të shpallet e pavlefshme marrëveshja me Italinë për emigrantët, kërkesëq e cila do shyrtohet sot.
Kujtojmë që pak ditë më parë Bardhi i dërgoi një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku kërkonte që seanca ta jetë e hapur për publikun. Bardhi tha se seanca duhet të jetë e hapur për mediat dhe publikun, pasi mbart një rëndësi të veçantë.