Hapësire reklamuese

Politikë

Marrëveshja për emigrantët, Rama në Romë: Kam besim se nuk ka asgjë antikushtetuese

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja për emigrantët, Rama në Romë: Kam besim se

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Romë të Italisë, në kuadër të Kongresit vjetor të partisë së Giorgia Melonit e quajtur “Vëllezërit e Italisë”.

Nga Roma kryeministri Rama  komentoi  marrëveshjen e firmosur me Italinë për strehimin e emigrantëve në Shëngjin. Kryeministri foli për ngërçin e marrëveshjes për emigrantët.

Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese mori tre ditë më parë për shqyrtim kërkesën e paraqitur nga opozita shqiptare, për marrëveshjen me Italinë për strehimin e pëkohshëm në Shëngjin të emigrantëve që paken në Detin Mesdhe.

Lidhur me këtë, Rama tha nga Roma se nëse kërkesa do të ishte bërë nga ndonjë vend tjetër, qeveria shqiptare nuk do ta kishte pranuar. Ai tha se kërkesa e opozitës shqiptare në Gjykatën Kushtetuese për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për emigrantët e bën për të qeshur.

Rama tha se ka besmimin se marrëveshja nuk ka asgjë antikushteuese.

“Presim me qetësi vendimin, pastaj do të fillojmë të punojmë mirë”, shtoi Rama, duke u shprehur “i sigurt”se vendimi do të merret para pranverës së ardhshme "sepse është një marrëveshje e rëndësishme midis dy shteteve dhe qeveritë përkatëse duhet të dinë të ecin përpara pa humbur kohë".

I pyetur se çfarë “fshihet” pas marrëveshjes, kryeministri Rama theksoi se Shqipëria nuk ka marrë asgjë në këmbim. Përkundrazi, sipas tij, bëhet fjalë për një marrëveshje mirëbesimi mes vëllezërish.

“Kanë folur për gjithçka, por unë u them, që pensionet nuk kanë lidhje sepse marrëveshja për pensionet ka qenë një proces i gjatë dhe është diskutuar prej vitesh me qeveri të ndryshme. Marrëveshja është që ajo që shihet”, tha Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese