Hapësire reklamuese

Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët, lezhjanët paralajmërojnë protestë

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja për emigrantët, lezhjanët

Marrëveshja e firmosur nga kryeministri Edi Rama me homologen Gorgia Meloni ka shkaktuar debat në vend. Në marrëveshje thuhet se do të ndërtoheshin dy qëndra strehimi, një në Shëngjin dhe një në Gjandër.

E banorët e Lezhës duket se nuk janë aspak dakord për këtë marrëveshje dhe ndaj pralajmërojnë se nesër do të ngrihen në protestë.

Ata shprehen se nuk do të lejojnë që Shëngjini të shëndërrohet në “kazan emigrantësh”, teksa shtojnë se nuk do lejojnë përdhosjen e Lezhës.

Postimi ku bëhet thirrrje për protestë:

Të nderuar qytetarë të Lezhës, nesër është dita e marshimit për vendin tonë, qytetin ku jemi lindur e rritur!

Shndërrimi i Lezhës së Besëlidhjes në një Lampedusa të dytë është e papranueshme!

Shndërrimi i Shëngjinit në kazan emigrantësh, nuk do të lejohet!

Nesër marshojmë për të ardhmen tonë, të familjeve tona, për Lezhën!

Mos prano përdhosjen e Lezhës dhe Shqipërisë! Bashkohu nesër ne orën 15:00, në shëtitoren e Drinit, tek ish aneksi dhe MARSHO!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese