Hapësire reklamuese

Aktualitet

Marrëveshja për emigrantët, gazetari britanik zbulon projektin e kampit në Shëngjin

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari i Tom Kington i “The Times” ka zbuluar më shumë rreth marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm.

Gazetari ka udhëtuar drejt Shëngjinit, në një nga qytetet ku ndërtohet kampi për strehimin e emigrantëve. Pas vizitës në Shëngjin gazetari ka zbuluar edhe planimetrinë e qendrës të emigrantëve në Shëngjin, në të cilën përfshihen katër godina akomodimi e gjitha e rrethuar nga një perimetër sigurie. Po ashtu në këtë godinë do të ketë dhoma intervistimi dhe një zonë e dedikuar për agjensinë europiane të emigracionit Frontex.

Sandër Marashi, drejtor i portit të Shëngjinit ku italianët planifikojnë të ndërtojnë një qendër përpunimi është shprehur për “The Times” se zona ku do ndërtohet kampi nuk prek aspak punën e portit.

“Ky është vendi ku italianët do të ndërtojnë qendrën e tyre të përpunimit të emigrantëve. Do të jetë në një hapësirë mbi 3000 m2, por nuk do të ndikojë në aktivitetin e portit dhe është kënaqësi të ndihmosh pasi kjo është ajo që bëjnë partnerët evropianë, ndihmojnë njëri tjetrin”, është shprehur ai.

Kujtojmë që Shqipëria dhe Italia kanë arritur një marrëveshje për emigrantët e paligjshëm të cilët kapen në detin Mesdhe. Shqipëria do të presë 3 mijë emigrantë në muaj, që përllogaritet rreth 36 emigrantë në vit. Kjo marrëveshje është miratuara nga Këshilli i Ministrave në Itali, ndërsa në Shqipëri ndodhet në Gjykatën Kushtetuese pasi Gazment Bardhi bëri padi. Ai kërkonte pezullimin e miratimit në Kuvend, si hap i parë dhe më pas shfuqizimin si antikushtetues të  marrëveshjes Rama-Meloni për pritjen në Shqipëri të emigrantëve të huaj, që kapen në detin Mesdhe.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese