Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Marrëveshja për emigrantët, Balla jep detaje: Nuk ka cënim të territorit

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja për emigrantët, Balla jep detaje: Nuk ka cënim

Ministri, Taulant Balla, foli sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, lidhur me marrëveshjen që Shqipëria ka nënshkruar me Italinë për strehimin e emigrantëve në Shëngjin.

Balla tha se marrëveshja konsolidon marrëdhëniet e nivelit strategjik që Shqipëria ka me Italinë.

Teksa shpjegoi me detaje se çfarë përfshin marrëveshja, Balla theksoi se nuk bëhet fjalë për cënim të territorit të Shqipërisë, por për dhënie të përdorimit të përkohshëm të sipërfaqes së përcaktuar paraprakisht në marrëveshje.

Më tëj ministri tha se të gjitha shpenzimet i përkasin shtetit italian dhe se Italia do të paguajë çdo kosto shtesë, në rast se nuk respekton detyrimet e përcaktuara në marrëveshje do të ketë penalitet.

Balla tha se numri total i emigrantëve nuk do ta kalojë asnjëherë shifrën 3 mijë në muaj dhe se ata do tmijë akomodohen vetëm për procedurat e riatdhesimit, mmijë pas  do të dalin përsëri nga territori i Shqipërisë.

 

Taulant Balla: Marrëveshja për emigrantët është tepër e rëndëshsishme. Konsolidon raportete e rëndësishme dhe marrëdhëniet e niveëlit strategjik që kemi me Italinë. Nuk bëhet fjalë për cënim të territorit, por për dhënie të përdorimit të përkohshëm të sipërfaqes së përcaktuar paraprakisht në marrveshje. Pala shqiptare, ruan të drejtën për të ripërtërire protokollin. Të gjitha shpenzimet i përkasin palës italiane, do paguajë çdo kosto shtesë. Sa i përket një risku hipotetik social, dua të sqaroj se bazuar në këtë protokoll, pala italiane ka detyrimin t’i akomodojë brenda sipërfaqes në fjalë.

Numri i emigrantëve nuk mund të kalojë kuotën 3 mijë. Në mos respektimin e detyrimeve nga pala italiane, Shqipëria ka të drejtën e denoncimit. Numri total i emigrantëve nuk do ta kalojë asnjëherë shifrën 3 mijë. Do akomodohen vetëm për procedurat e riatdhesimit, do të dalin përsëri nga territori i Shqipërisë. Afati maksimal do të jetë në përputhje me legjslacionin italian. Shoqërimi i këtyre shtetasve do të kryhet nga vetë pala italiane me mjetet e saj. Siguria brenda zonës do të garantohet nga pala italiane. Të gjithashpenzimet për ngritjen e qendres, të gjitha shpenzimet shëndetësore, për sigurinë, do të mbulohen 100% nga pala italine. Do mbulojë çdo shpenzim tjetër që sot është i paparashikuar, bashkë me çdo shpenzim gjyqësor.

Këshilli i Ministrave në Itali dha dje dritën jeshile për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për menaxhimin e emigrantëve.

Kujtojmë që më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama ishte për një vizitë në Romë, ku gjatë konferencës me kryeministren e Italisë Georgia Melonin dhanë edhe lajmin për marrëveshjen mes Shqipërisë dhe Italisë për emigrantët e paligjshëm.

Në marrëveshje thuhet se në Shqipëri do të ngrihen dy qendra pritëse në Gjadër dhe Lezhë. Sipas marrëveshjes emigrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe do të strehohen në Shqipëri, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre në vendin tonë.

Numri i emigrantëve që do të strehohen në Shqipëri pritet të arrijë deri në 39 mijë në vit, ndërsa nuk do lejohet që të strehohen më shumë se 3 mijë emigrantë në muaj në vend, më pas do largohet një pjesë për të sjellë të tjerë. Kjo marrëveshje mund të zgjasë për 5 vite, por ka mundësi rinovimi dhe për 5 vite të tjera.

Në marrëveshje thuhet qartë se për çdo emigrant që do të jetë i sëmurë apo do të ketë nevojë trajtime do të jetë pala italiane ajo që do paguajë gjithçka. Sakaq, pala shqiptare do të sigurojnë ruajtjen e rendit dhe të sigurisë publike në perimetrin e jashtëm të zonave dhe gjatë transportit tokësor drejt dhe nga të njëjtat zona, që kryhet në territorin shqiptar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese