Hapësire reklamuese

Politikë

Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, Basha: Pazar i turpshëm

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja mes PS dhe Rithemelimit, Basha: Pazar i turpshëm

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokratët e degës 13 të PD.

Basha ka folur edhe në lidhje me marrëveshje arritur të mazhorancës dhe opozitës për ngritjen e dy komisioneve hetimore.

Basha marrëveshjen e cilësoi si “Pazar”, teksa u shpreh se që nga fillimi ka qenë një “tenxhere presioni”.

Ai ndër të tjera tha se protesta e opozitës 5 muaj në Kuvend nuk prodhoi asgjë, veçse lejoi Edi Ramn që të kalonte ligjet që dëshironte.

“Një pazar të fëlliqur duan të krijojnë, me parullën o unë o asgjë. E kam fjalën për pazarin e turpshëm të 48 orëve të fundit, por ka qenë në tenxheren me presion që prej fillimit. Janë të gatshëm të bëjnë pazare me njërin tjetrin dhe është Pazar i pastër në radhë të parë të interesave të Edi Ramës.

Politikisht është një pakicë, sepse populli nuk e do, së dyti për interesat e Sali Berishës dhe disa vulëhumburve që sic erdhën ashtu po ikin, që u janë ngjitur sytë , veshët stomaku dhe të prapmet pas karrigeve.

5 muaj i ashtuquajturi revolucion prodhoi…Rama kaloi çfarë i deshtë qejfi. Në vend që të flasin i ranë bilbilave. Nga 8 komisione në 2, dhe njëra prej tyre SPAK komunikon akuzat. U shit revolucioni”, tha Basha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese