Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Marrëveshja mes PS dhe PD, Çuçi: Gjetëm konsensus! Bardhi: Morëm komisionet

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja mes PS dhe PD, Çuçi: Gjetëm konsensus!

Mazhoranca dhe opozita kanë arritur të gjejnë dakordësinë për ngritjen e dy komisioneve hetimore dhe një paltforme të posaçme që do të ndihmojë në kalimin e ligjeve që kërkojnë shumicë votash, ligje të cilat janë prioritare në rrugën e integrimit.

Kreu i Grupit të PS, Bledi Çuçi u shpreh se palët kanë gjetur konsensusin në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve, në Kuvend. Ai theksoi se socialistët kanë dhënë "okay" dhe për dy komisione hetimore për sterilizimin dhe check up dhe ndërhyrjen në TIMS.

"Ramë dakord dhe morëm një vendim që të mandatojmë Komisionin e Ligjeve për të ngritur një platformë për të krijuar një dialog politik për ligjet që kërkojnë 3/5 e votave dhe që kanë të bëjnë me integrimi europian. Me numër të barabartë anëtarësh, nuk ka të drejtë vetoje. Ka konsensus”, tha Bledi Çuçi.

Lexo edhe: Zbardhet marrëveshja PS-PD: Komision hetimor për TIMS dhe PPP në Shëndetësi

Ndërkohë, kryetari i Grupit Parlamentar të PD dhe përfaqësuesi i Grupit të Rithemelimit, Gazment Bardhi tregoi më tepër detaje. Ai nuk pranoi të tregonte emrat e anëtarëve të opozitës, por tha se do ia prezantonte ato më parë grupit dhe do të jetë ky i fundit që do të vendosë.

"Sot, Konferenca e Kryetarëve me dakordësi të plotë ka marrë vendimet që të konkretizojë atë diskutim në parim të mbledhjes së shkuar. Është rënë dakord për komisionin hetimor për Sterilizimin dhe Check Up, është rënë dakord të ngrihet komisioni hetimor për TIMS.

Po ashtu, do të ngrihet një platformë konsensuale për miratimin e ligjeve që kërkojnë shumicë, që lidhen me procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Unë do shkoj me propozim konkret në Grupin Parlamentar dhe pastaj grupi do shkojë në mbledhje (për emrat e anëtarëve të komisioneve). Ka një dakordësi për të kthyer normalitetin në veprimtarinë e Kuvendit. Detajet e tjera do keni mundësi në ditët në vijim", u shpreh Gazment Bardhi.

Lexo edhe: Përfundon mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, miratohet ngritja e dy Komisioneve

Përfaqësuesi i opozitës në tryezë theksoi se pavarësisht se Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot akuzat për personat e pandehur në dosjen e Sterilizimit, veprimtaria e Kuvendit nuk e pengon hetimin e organit të akuzës.

"Nuk ka asnjë pengesë kushtetuese që për çështje që heton Prokuroria të hetojë dhe Kuvendi. Në rastin e Sterilizimit ka një hetim në vijim, por ju e dini që gjykata dhe prokuroria kanë konstatuar kontrata të lidhura në shkelje të ligjit që duhet të hetohen", përmbylli ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese