Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
81 %
1kmh
75 %
Hën
9 °
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
11 °
E hënë, 6 Dhjetor, 2021
spot_img

Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë për targat, zhbllokohen pikat kufitare në Bërnjak dhe Jarinjë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Të shtunën, më 2 tetor, janë zhbllokuar dy pikat kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.

Gazetarët e Radios Evropa e Lirë raportojnë se nga rrugët që çojnë këto dy pika nuk ka më kamiona të protestuesve dhe nga aty është larguar edhe njësia speciale e Policisë së Kosovës. Pjesëtarët e KFOR-it kanë marrë kontrollin në këto dy lokacione.

Këto dy pika kufitare janë bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit, kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.

Por, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, kanë arritur pajtueshmëri më 30 shtator për çështjen e targave dhe zhbllokimin e veriut.

Në një komunikatë për media, KFOR-i ka thënë se, nga kjo fundjavë e deri në dy javët e ardhshme, ky mision do të jetë prezent në këtë zonë, në përputhje me marrëveshjen e arritur dhe me mandatin që ka.

Deri në orën 08:00, njëra korsi e rrugës në Jarinjë ishte liruar nga protestuesit. Më pas në orën 12:15 kanë nisi largimi edhe i kamionëve të mbetur. Policia e Kosovës kërkoi që të largohet një mbishkrim në gjuhën serbe mbi një kamion, në të cilin thuhej: “Mirë se vini në Asociacionin e komunave serbe”.

Serbët lokalë fillimisht kanë refuzuar largimin e mbishkrimit dhe janë dëgjuar duke brohoritur, “Serbia, Serbia”, mirëpo më vonë edhe ai kamion është larguar.

Çfarë parasheh Marrëveshja për shtensionim të situatës në veri?

  • Njësitet speciale policore të vendosura në pikëkalimet e përbashkëta kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, do të largohen bashkë me barrikadat, duke nisur nga 2 tetori, ora 08:00 deri në orën 16:00 të asaj dite. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, do të angazhohet në këto dy pika në Jarinjë dhe Bërnjak, para nisjes së tërheqjes të zyrtarëve policorë dhe barrikadave, dhe do të mbetet aty për dy javë për të garantuar sigurinë.
  • Nga 4 tetori, do të nisë së zbatuari përkohësisht regjimi i letrave ngjitëse, në vend të heqjes së targave të makinave të regjistruara në Kosovë dhe Serbi, deri në gjetjen e një zgjidhjeje të përhershme.
  • Më 21 tetor do të nisë punën një ekip i përbërë nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, Prishtinës dhe Beogradit për të gjetur një zgjidhje të përhershme. Brenda gjashtë muajve, prej nisjes së takimit të parë, i ashtuquajturi Grup Punues, do të prezantojë gjetjet për një zgjidhje të përhershme në formatin e dialogut të nivelit të lartë./REL
spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img