Marrëveshja me Serbinë, delegacioni amerikan mbërrin sot në Kosovë

Publikuar tek: rajon, më 08:01 21-09-2020 Marrëveshja me Serbinë, delegacioni amerikan mbërrin sot në Kosovë Marreveshja Kosove - Serbi, ne Uashington

Richard Grenell, i dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, arrin sot për vizitë zyrtare në Prishtinë, bashkë me një delegacion të qeverisë amerikane i udhëhequr nga kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave të Zhvillimit të SHBA-së (DFC) Adam Boehler.

Vizita bëhet me qëllim të fillimit të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 4 shtator në Uashington. “Implementimi i marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është një top-prioritet për administratën Trump. Shihemi në Prishtinë dhe Beograd këtë javë”, ka shkruar Grenell në Tëitter.

Ndërkohë, mediat kosovare citojnë burime nga Kryeministria, që konfirmojnë se delegacioni i qeverisë amerikane do të takohet në Prishtinë me kryeministrin Avdullah Hoti. Delegacioni përbëhet edhe nga përfaqësues të USAID, kryetari i Bankës së Eksport-Importit të SHBA (EXIM), si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lëvizja Vetëvendosje bëhet gati për të zgjedhur strukturat e reja, Kurti: Do të jemi më të fuqishëm
»
Article Logic
Execution time: 0.010213136672974
array(1) { ["section"]=> string(72) "marreveshja-me-serbine-delegacioni-amerikan-mberrin-sot-ne-kosove-221071" }