Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Marrëveshja me Italinë, Rama: Nuk është punë e pisët, po sillemi si një vend i BE-së

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja me Italinë, Rama: Nuk është punë e

Kryeministri Edi Rama foli sot nga Brukseli lidhur me marrëveshjen që Shqipëria ka nënshkruar me Italinë për strehimin e emigrantëve afganë në Shëngjin.

Rama tha se përmes marrëveshjes me Italinë, Shqipëria po tregon se po sillet si një vend anëtar i Bashkimit Europian. Ndonëse Shqipëria nuk ka fuqi për të dhënë zgjidhjen, por sipas Ramës vendi ynë është një kontribuues modest dhe është krah për krah me një vendi si Italia.

Kryeministri tha se marrëveshja me Italinë është një punë sfiduese për Shqipërinë dhe një “punë e pisët”, siç e kanë cilësuar kritikës e marrëveshjes, përfshirë këtu opozitën shqiptare. Për rrjedhojë Rama tha se Shqipëria duhet ta përballojë me seriozitet këtë marrëveshjes që mos t’i shkaktoje dëme BE-së.

Edi Rama: Ajo që po bëjmë me Italinë si shtet jo anëtar është ajo që supozohet të bëjë shteti anëtar…Ne po sillemi si vend anëtar ri BE dhe po pranojmë që një vend anëtar i BE të ndajë me ne peshën e përgjegjësi për tu përballur me një çështje kaq të vështirë në kontekstin kur migracioni i paligjshëm është bërë ushqim i politikës së përditshme dhe debateve për zgjedhjet e radhës e më tej. Kjo nuk mund të jetë përgjigjja e përbashkët e BE për mënyrën si duhet trajtuar kjo situatë. E gjitha politika që prodhohet nga kjo çështje nuk po merret me thelbin, por merret me simptomat, ndaj shkaku bëhet më shqetësues. Ndaj situatat në të ardhmen e afërt mund të dalin jashtë kontrollit. Natyrisht Shqipëria nuk ka fuqi për të dhënë zgjidhjen, por jemi një kontribuues modest dhe jemi krah për krah një vendi si Italia…Nuk mund të rrimë larg dhe të bëjmë sikur nuk ka lidhje me ne. Ne nuk jemi vend i BE dhe nuk na detyron asnjë marrëveshje për t’u përfshirë në atë që ju e quani “punë e pisë”, por është një punë sfiduese. Është një punë sifduese dhe të mos ta bësh këtë punë si duhet sot mund ti shkaktojë BE dëme që nuk jam i sigurt se mund të parashikohen sa katastrofike mund të jenë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese