Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut mbi sfidat e rajonit dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.
Ka qenë gazetarja Ilva Tare që e ka pyetur kryeministrin në lidhje me marrëveshjen që ka nënshkruar Shqipëria me Italinë për emigrantët.
Rama edhe një herë ka sqaruar se do të ketë një qendër strehimi për emigrantët dhe një terminal pritjeje në kufi, ku këta persona do të regjistrohen në momentin që hyjnë. Ai tha se do ketë 3000 vende për të pritur emigrantët në muaj, më pas largohet një pjesë dhe sillën të tjerë.
Kreu i qeverisë edhe një herë ka theksuar se kjo marrëveshje do të ndërtohet 100% bazuar në kriteret që BE ka hartuar për mënyrën se si duhet të jenë kto qendra e si duhet të funksionojnë.
Ilva Tare: Faleminderit, Fred, faleminderit, Zoti Rama që po flisni për Këshillin e Atlantikut sidomos nga qyteti i Vlorës, për të cilin më ka marrë shumë malli. Kryeministër dua që t’ju pyes për marrëveshjen që keni nënshkruar me Kryeministren e Italisë Georgia Meloni për ngritjen e dy qendrave të përpunimit për emigrantët në Shqipëri që do të financohen dhe do të jap kontekst për të gjithë ndjekësit tanë, dhe do të financohen nga Italia dhe do të funksionojë në juridiksionin e Italisë, që çdo vit do të përpunojnë rreth 30 mijë azilkërkues, shpëtuar në Mesdhe nga anijet italiane. Shqipëria në fakt është shquar sa i takon emigracionit dhe gjesteve të saj humnaitare, sidomos me afganët dhe ju thatë që kjo marrëveshje përfaqëson një akt solidariteti dhe rikonfirmom përkushtimin e Shqipërisë ndaj BE-së, por pyetja ime është: Si pajtohet kjo marrëveshje me kuadrin ligjor ndërkombëtar e europian që mbron të drejtën e azilit dhe si ju pëgjigjeni kritikëve të kësaj marrëveshjeje?
Kryeministri Edi Rama: Për të korrigjuar pak, për t’i thënë gjërat siç duhet të jenë. Është një qendër dhe është një tjetër terminal pritjeje në kufi, ku këta persona do të regjistrohen së pari në momentin që hyjnë. Së dyti, 36 mijë është një numër i imagjinuar me dëshirë, bazuar në idenë që ky proces do të jetë një proces që do të punojë si një orë zviceriane, që do të thotë çdo muaj do të përpunohen 3000, që do t’u lënë vendin 3000 të tjerëve dhe që gjatë vitit do të shkojnë në 36 mijë. A do të ndodhë kështu? Nuk jam i sigurtë megjithatë edhe nëse do të jetë kështu, çështja është që kjo qendër pritjeje emigrantësh do të ketë vetëm 3000 vende, pra është një qendër vetëm për 3000 persona. Do të ndërtohet 100% bazuar në kriteret që BE ka hartuar për mënyrën se si duhet të jenë kto qendra e si duhet të funksionojnë.
Në të njëjtën kohë, marrëveshja është 100% në kuadrin e së drejtës së BE e kritereve të së drejtës ndërkombëtare për këtë çështje. Arsyeja pse ka ndodhur gjithë kjo zhurmë, është një dhe e vetme; Shqipëria nuk është anëtare e BE, ja pse kjo ështe konsideruar dhe është quajtur me gjithë emrat më të papërshtatshëm, nga Guantanamo, nga shkelje e të drejtave ndërkombëtare e gjithçka tjetër. Nëse kjo marrëveshje do të ishte bërë mes Italisë dhe vendi tjetër të BE, askush nuk do të kish
humbur një minutë për t’u marrë me të, e jo më për të folur me të, e harroje që të zinte kaq shumë kohë, e kaq shumë hapësire në ekranet e njerëzve për t’u folur, por mendoj se kjo është e trishtë pasi tregon një paragjykim, asgjë më shumë kundrejt vendit tonë dhe vendeve, të cilët nuk janë anëtarë të Bashkimit Europian, ndërkohë që vendet që janë anëtare të Bashkimit Europian hezitojnë të tregojnë një solidaritet të tillë, ne nuk jemi. Kështu që thjesht i shoh të gjitha këto komente e të gjitha këto kritika me një lloj keqardhjeje, por nuk është se ka ndonjë rëndësi.