Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Marrëveshja me Italinë për pensionet, Meta: Hap i madh por i vonuar

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja me Italinë për pensionet, Meta: Hap i madh por i

Pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë së Lirisë, kryetari i partisë Ilir Meta ka dalë një një deklaratë për gazetarët ku fillimisht përshëndeti nënshkrimin e marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë. Ai u shpreh see ky është një hap i madh për të gjtihë shqiptarët që jetojën në Itali, por tha se kjo nuk është meritë e qeverisë pasi negociatat për këtë marrëveshje kanë nisur që para 15 vitesh.

Partia e Lirisë e përshëndet nënshkrimin e shumëpritur të marrëveshjes për pensionet mes Shqipërisë dhe Italisë.

Një hap i madh dhe arritje e merituar, por shumë e vonuar, produkt i mbi 15 viteve negociata dhe përpjekje të gjithanshme, jo vetëm shtetërore por sidomos të vetë shqiptarëve dhe organizatave të tyre në Itali që prej 32 vitesh kanë ushtruar presionin e tyre pozitiv dhe e kanë nxitur përmbushjen e kësaj të drejte themelore ekonomike që ju takonte.

Uroj që ky hap të përshpejtojë procesin edhe për finalizimin sa më parë të marrëveshjes së ngjashme me Greqinë, si edhe me vende të tjera, ku shqiptarë, që prej dekadash u mohohet kjo e drejtë, që duhet të përfitohet sa më parë.

Por ajo çfarë e nxjerr zbuluar hipokrizinë e Qeverisë shqiptare që vrapon të marrë suksesin për arritjen e kësaj marrëveshjeje, kur ndërkohë nuk ka 10 vite por 15 vite që negociohet, është e vërteta e madhe dhe e hidhur e përjashtimit të padrejtë nga skema e pensioneve të mijëra qytetarëve në vendin tonë!”

Meta tha se Partia e Lirisë do të propozojë një iniciativë ligjore për ndryshimin e skemës së sigurimeve shoqërore për t’u mundësuar të gjithë atyre personave të cilët nuk i kanë plotësuar vitet e nevojshme të punës sipas ligjit, të përfitojnë pension të pjesshëm.

Gjithashtu shtroi një pyetje se përse qeveria shqiptare mban një standard të dyfishtë duke njohur kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit pensional të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit.

Teksa shpreh falenderimin dhe mirënjohjen për Qeverisë e Italisë për miratimin e kësaj marrëveshjeje dhe për fleksibilitetin e treguar ndaj shtetasve shqiptarë, konstatojmë me keqardhje se Qeveria e Shqipërisë i ka braktisur dhe përjashtuar nga skema e pensionit dhe përfitimit të gjithë ata qytetarë që jetojnë në Shqipëri dhe që kanë kontribuar më pak se 15 vite pune.

Pse Qeveria mban një standard të dyfishtë, që njeh kontributet nën 15 vjet në rastin e marrëveshjeve me shtetet e tjera, por padrejtësisht përjashton nga skema e përfitimit pensional të qytetarëve që kanë kontribuar brenda vendit?

Shqetësimi i drejtë i të gjithë këtyre qytetarëve është: Pse nuk u njihen kontributet nga shteti shqiptar dhe ku kanë përfunduar ato?"

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese