Hapësire reklamuese

Politikë

Marrëveshja me CEZ, kryeministri Rama thërritet si dëshmitar

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Edi Rama do të jetë nesër në cilësinë e dëshmitarit në Komisionin Hetimor për marrëveshjen me CEZ.

Rama do të dëshmojë përpara deputetëve në orën 11:00 në komisionin hetimor të opozitës, që drejtohet nga demokrati Edmond Spaho.

Mësohet se kryeministri do të pyetet për konfliktin Shqipëri-CEZ, që u zgjidh pak pasi Rama mori drejtimin e Qeverisë, duke i paguar kompanisë çeke një shumë të konsiderueshme. Opozita e ka konsideruar këtë veprim si skandal korruptiv.

Në mbledhjet e fundit të komisionit të ngritur nga maxhoranca për të njëjtën çështje, ka qenë ish-kryeministri Sali Berisha që ka dëshmuar, por seancat kanë qenë të përqëndruara kryesisht në akuza dhe ofendime të ndërsjellta mes tij dhe kryetarit Taulant Balla. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu