Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
52 %
3.6kmh
75 %
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
Mar
26 °
E premte, 14 Maj, 2021
spot_img

Marrëveshja me Bashën në vitin 2017, Rama tregon pse nuk funksionoi: Basha ra pre e tundimit, tregoi se është lider i dobët. Ilir Meta është krijuesi i mekanizmit të shit-blerjes së votës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama ka folur mbrëmjen e sotme në lidhje me marrëveshjen e dështuar me Lulzim Bashën në vitin 2017, ku u shpreh se ajo marrëveshje dështoi pasi kryedemokrati ra pre e tundimit dhe ndoqi rrugën më të lehtë, atë të konfrontimit, duke treguar se nuk ishte një lider i vërtetë.

“Nuk kishim marrëveshje për bashkëqeverisje, por për bashkëpunim. Lulzim Basha ra pre e tundimit për të marrë rrugën më të thjeshtë, rrugën e konfrontimit duke treguar se nuk ishte një lider i fortë. Një lider i fortë nuk është ai që krijon debat por ai që të udhëheq dhe fatkeqësisht kjo gjë nuk ka ndodhur në Partinë Demokratike. Bashkëpunimi që ramë dakort ishte edhe e shkruar. Se si opozita dhe qeveria të punonin bashkë pa u cënuar. Ajo që kërkova unë ishte që së pari çështjet e brendshme të zgjidhen mes nesh dhe të mos zgjidhen në anglisht por shqip. Dhe për problemet e rëndësishme të komunikojmë”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për presidentin Meta, të cilin e akuzoi si krijuesin e mekanizmit të shit-blerjes së votës.

“Ilir Meta duhet të largohet, duhet të dëgjojë të bijën që i thotë “babi mos pi më”. Në aspektin personal nuk kam asgjë me Ilir Metën, unë mendoj se e ndihmoj. Unë do ta ndihmoj Ilir Metën duke e kundërvotuar që ta çoj në shtëpi. I vetmi që nuk duhet të flaës për shit-blerjen e votës është Ilir Meta. Këtë mekanizëm e ka krijuar Ilir Meta dhe është përdorur masivisht nga LSI”, tha Rama në Euronews Albania.


spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img