Kryeministri Edi Rama përshëndet marrëveshjen e arritur sot mes Kosovës dhe Serbi në Bruksel, për energjinë elektrike në veri të vendit. Kjo zonë është e populluar në shumicë nga serbët dhe atje nuk paguhej prej vitesh energjia elektrike.
“Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten”, shkruan kryeministri Edi Rama në rrjetin social Twitter.
Sipas marrëveshjes së re të firmosur në Bruksel mes përfaqësuesve të dy vendeve dhe me ndërmjetësimin e emisarit për dialogun Prishtinë-Beograd, Miroslav Lajçak, serbët në veri të vendit do të paguajnë enegjinë që shpenzojnë sipas ligjeve të Kosovës.
Gjë shumë e mirë marrëveshja e firmosur mes Kosovës e Serbisë për energjinë në Veri. Kjo është rruga e duhur. Të tjerat janë humbje kohe duke rrejt veten!
— Edi Rama (@ediramaal) June 21, 2022
Very pleased to announce that Kosovo and Serbia just adopted the Energy Agreements’ Implementation Roadmap in the framework of the EU-facilitated Dialogue. This is a major step forward. pic.twitter.com/QbY3W7uyrs
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 21, 2022