Hapësire reklamuese

Aktualitet

Marrëveshja historike për fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë/ Reagon Trump: Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka reaguar për marrëveshjën historike që është arritur pas 21 vitesh rreth fluturimeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

Përmes një postimi në ‘Twitter’, Trup shprehet se të gjithë thanë se nuk mund të bëhej, por tashmë për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime direkte midis Serbisë dhe Kosovës.

Ai e konsideron këtë marrëveshjë, një tjetër një tjetër fitore.

‘Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej. Por për herë të parë në një gjeneratë do të ketë fluturime direkte midis Serbisë dhe Kosovës. Një tjetër fitore. Faleminderit

@WHNSC Ambasadori Robert O'Brien dhe Ambasadori @RichardGrenell’, shkruan Trump.

Ende nuk ka shumë detaje mbi këtë marrëveshje dhe nëse fluturimet do të konsiderohen ndërkombëtare ose vendase, por që ky është një hap i madh që mund të zbusë kofliktin e ngrirë mes 2 vendeve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu