Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
64 %
1kmh
0 %
Die
27 °
Hën
25 °
Mar
26 °
Mër
26 °
Enj
27 °
E diel, 13 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Marrëveshja historike e Kosovës, të hënën nënshkruhet vendosja e raporteve diplomatike me Izraelin

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

d88c92d07c829bb2ef39808ece503aca

Të hënën e 1 shkurtit Kosova dhe “Izraeli do të nënshkruajnë formalizimin e marrëdhënieve diplomatike mes 2 shteteve, duke hyrë në një etapë të re historike.

Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Jashtme kosovare Meliza Haradinaj, ndërsa kujtojmë se marrëveshja mes 2 vendeve u arrit gjatë takimit të serbisë dhe Kosovës në Uashington në zyrën e ish-presidentit Donald Trump.

“Republika e Kosovës po hyn në një etapë të re historike me Shtetin e Izraelit. Shtetësia dhe subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës po konsolidohet fuqishëm! Ditën e Hënë me datë 1 Shkurt, me një ceremoni solemne virtuale, do të firmoset formalizimi i marrëdhënieve diplomatike mes Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Izraelit. Mirënjohës përjetë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.Zoti e bekoftë Kosovën dhe miqtë e saj”, shkruan Haradinaj.

Pak ditë më parë, ministrja e Jashtme e Izraelit në një intervistë për mediat kosovare tha se po pret një vizitë të kryediplomates kosovare për nënshkrimin e marrëveshjes.

“Ne po shohim mundësitë që kemi përpara, që të presim në vizitën e parë zyrtare në Izrael, ministren e Punëve Jashtme të Kosovës. Gjatë vizitës, marrëveshja për krijimin e marrëdhënieve synohet që të nënshkruhet dhe të dy ministrat e jashtëm pritet të diskutojnë më tej qëllimin e Kosovës për të hapur një ambasadë në Jerusalem”, tha ministrja Gabriel Ashkenazi.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img