Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
37 °
Mar
37 °
Mër
39 °
Enj
38 °
E diel, 1 Gusht, 2021

Marrëveshja e grantit për përmbytjet, ekspertët turq mbërrijnë në Tiranë, do dhurojnë pajisje në ndihmë të situatës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

488ac41f10d98175ca3dc5ee27ecea74

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi priti sot në një takim një delegacion turk i kryesuar nga zv/drejtori i Përgjithshëm i Pylltarisë në Turqi, Mustafa Ozkaya dhe ekspertë të fushës. Delegacioni turk shoqërohej nga ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük.

Kjo vizitë e ekspertëve vjen pas firmosjes këtë të mërkurë, të marrëveshjes së grantit mes Turqisë e Shqipërisë për dhurimin e disa pajisjeve në ndihmë të situatës së përmbytjeve dhe vërshimit të ujërave në sipërfaqet e tokave, mes ministres Ekonomi dhe ministrit turk të Bujqësisë,  Bekir Pakdemirli.

Ministrja Ekonomi falenderoi palën turke për reagimin e shpejtë dhe gatishmërinë e qeverisë për të ndihmuar në ofrimin e ekspertizës në çështjet që kanë të bëjnë me bonifikimin e tokës dhe pyjet, me fokus të veçantë zonat e përmbytura.

Më shumë

spot_img
spot_img