Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
65 %
1.5kmh
0 %
Enj
15 °
Pre
18 °
Sht
19 °
Die
16 °
Hën
17 °
E enjte, 30 Mars, 2023

Marrëveshja e fshehtë LSDM – VMRO-DPMNE, çfarë nuk dinë shqiptarët?

Lajme të ngjashëm

LSDM dhe VMRO-DPMNE gjatë periudhës së fundit kanë zhvilluar takime dhe negociata në nivel të grupeve të punës për rikthimin e dialogut politik në institucione, por edhe për hartimin e një axhende politike.

Këto takime u zhvilluan larg vëmendjes së mediave, dhe në të njëjtën kohë u mbajtën të fshehta edhe nga selitë partiake të LSDM dhe VMRO-DPMNE.

Siç shkruan “INA”, marrëveshja ka qenë që edhe mediat të mbahen sa më larg këtyre negociatave. Në kuadër të këtij dialogu kanë qenë edhe takimet në nivel të liderëve Zaev-Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka theksuar se dokumenti i marrëveshjes shumë shpejt do të bëhet publik se cilat janë kushtet e tyre.

“Ky dokument së shpejti do të bëhet i njohur dhe do ta prezantojmë para opinionit, me kërkesa tona, që në masë të madhe janë plotësuar”, ka informuar Mickoski.

Por cila është axhenda politike e dy partive më të mëdha që negociuan larg partive shqiptare.

“INA” raporton se marrëveshja mes tyre është në disa pika, ndër të cilat:

Nga ana tjetër, nuk dihet nëse ka kompromise politike për rastet gjyqësore, ato që po udhëhiqen nga Prokuroria Speciale dhe procesi gjyqësor për 27 prillin. Në rastet e Speciales po vazhdon zvarritja e proceseve gjyqësore, ndërsa në procesin gjyqësor për 27 prillin, në dokumentin e prokurorisë mungon organizatori dhe detaje të tjera për dhunën e organizuar në Kuvend.

Më shumë