Hapësire reklamuese

Bota

Marrëveshja bërthamore me Iranin, Macron thotë se nuk ka ‘plan B’

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha në një intervistë për Fox News se ai nuk ka ‘plan B’ për marrëveshjen bërthamore me Iranin, të arritur më 2015.

Në këtë intervistë ai tha se Shtetet e Bashkuara duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në këtë marrëveshje, për aq kohë sa nuk ka ndonjë opsion më të mirë.

Macron gjithashtu tha se Shtetet e Bashkuara, Franca dhe aleatët e tjerë do të kenë rol “shumë të rëndësishëm”, në rindërtimin e Sirisë, pasi lufta civile të ketë përfunduar, shkruan Rel, transmeton newsbomb.al.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump thotë se marrëveshja bërthamore me Iranin, “ka të meta të tmerrshme”. Ai ka kërkuar nga aleatët evropianë, nënshkrues të këtij pakti, që ta përmirësojnë atë.

Trump ka vendosur një afat deri më 12 maj që kjo marrëveshje të përmirësohet. Në të kundërtën, ai ka kërcënuar se SHBA do të largohet nga marrëveshja.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu