Hapësire reklamuese

Politikë

Marrëveshja/ Balla: Shqiptarët në Britani, urë lidhëse mes dy popujve

Shkruar nga Newsbomb
Marrëveshja/ Balla: Shqiptarët në Britani, urë lidhëse

Ministri i Brendhshëm, Taulant Balla, u takua sot me homologun britanik, James Clverly, në Britani. Balla deklaroi për mediat se nuk do të tolerohet asnjë deklaratë denigruese ndaj komunitetit shqiptar në Britani.

Ai shtoi se, palët kanë njohur dhe vlerësuar punën dhe rezultatet e Policisë Shqiptare, kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, duke ulur deri në 90% atë drejt Britanisë.

Balla tha se i kërkoi sekretarit britanik lehtësimin e procedurave për dhënien e vizave për shqiptarët si mënyra më e mirë për të adresuar emigracionin e paligjshëm.

Dy ministrat Balla dhe Cleverly nënshkruan në Londër, dy dokumente të rëndësishëm për thellimin e këtij bashkëpunimi: Qëndrimin e Përbashkët në Çështjet e Brendshme si dhe Memorandumin mbi asistencën e Britanisë së Madhe në fushën e shkencës ligjore.

“Me Sekretarin e Shtetit James Cleverly diskutuam për fazën tjetër të bashkëpunimit midis vendeve tona në luftën e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm në një qasje rajonale, krimit të organizuar dhe narkotikëve. Theksova rëndësinë e kontributit të komunitetit shqiptar në shoqërinë britanike dhe lehtësimit të procedurave për dhënien e vizave për shtetasit shqiptarë si mënyra më e mirë për të adresuar emigracionin e paligjshëm. Nënshkruam dy dokumente të rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit: Qëndrimin e Përbashkët në Çështjet e Brendshme si dhe Memorandumin mbi asistencën e Britanisë së Madhe në fushën e shkencës ligjore” deklaroi Balla.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese