Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Marrëdhëniet SHBA-Kubë, delegacioni amerikan mbërrin në Havana

Shkruar nga Newsbomb

Një delegacion i Kongresit Amerikan ka mbërritur në Havana për të kryer vizitën e parë që kur SHBA dhe Kuba vendosën të rikthejnë marrëdhëniet e ndërprera më 1961

Një delegacion i Kongresit Amerikan ka mbërritur në Havana për të kryer vizitën e parë që kur SHBA dhe Kuba vendosën të rikthejnë marrëdhëniet e ndërprera më 1961.

Politikanët demokratë kanë planifikuar takime me zyrtarët kubanez për të diskutuar në lidhje me rrugën që do të ndiqet për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve, njofton BBC.

Normalizimi i marrëdhënieve është bërë i ditur më 17 dhjetor të 2014 nga presidenti Barack Obama dhe homologu i tij kubanez, Raul Castro. Gjatë kësaj jave Kuba ka liruar 53 të burgosur politik, vendim i cili është përshëndetur nga Uashingtoni dhe Bashkimi Europian. Ky veprim ishte pjesë e marrëveshjes me SHBA-në.

Ndërkohë senatori Patrick Leahy udhëheqës i delegacionit, është shprehur se e mbështet vendimin e presidentit Obama për drejtimin e ri të marrdhënieve me Kubën.  “Ne kemi qenë më parë në Kubë dhe e mbështesim fortë drejtimin e ri politik të presidentit drejt Kubës”, tha Leahy.

Takimi i parë i nivelit të lartë të bisedimeve midis Kubës dhe SHBA-së do të mbahet në Havana të mërkurën dhe të enjten e ardhshme. Delegacioni amerikan do të drejtohet nga Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Roberta Jacobson.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese