Hapësire reklamuese

Politikë

Marrëdhëniet me Greqinë, deputeti i PD takime intensive në Athinë

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti Tritan Shehu konfirmoi në Athinë dëshirën dhe vullnetin e Partisë Demokratike për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Greqisë. 

Këtë qëndrim Shehu e mbajti gjatë vizitës së punës në Athinë, ku pati takime intensive me personalitete të politikës greke, Zv/ministrin e Jashtëm, Amanatidis, Kryetarin e Komisionit të Jashtëm dhe të Sigurisë së Parlamentit, Duozinas, me nënkryetarin e Nea Demokratia, Georgiadis, me Shefin e Marrëdhënieve me Jashtë të Nea Demokratia, Koumoutsakus etj. Në të gjitha takimet u shpreh vullneti i forcimit te marrëdhënieve, aktualisht në një pikë negative të tyre.

Gjatë takimeve u diskutua për bashkepunimin me partinë simotër në interes të përbashkët partiak dhe të vendeve tona. Gjithashtu u konfirmua mbështetja e Greqisë në rrugën tonë të integrimit europian dhe u diskutua me shqetësim për gjëndjen në Shqipëri, e lidhur kjo kryesisht me drogën e krimin.

Gjatë qëmdrimit në Athinë, Shehu festoi 105 vjetorin e Ditës së Pavarësisë me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll