Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Open” në Top Channel, ka folur mbi lidhjet e LSI me Klement Balilin.
Ajo thotë se nuk e ka takuar kurrë Balilin, ndërsa se Meta është takuar me të, ajo shprehet se edhe Saimir Tahiri, e persona të tjerë publikë e kanë takuar. Ajo thekson se kryebashkiaku i Delvinës vërtet është nipi i Balilit por nuk ka asnjë lidhje kompromentuese me xhaxhain e tij.
‘Nipi i Klement Balilit, Rigelsi ka qenë kandidat i përbashkët për kryetar bashkie. Por ai s’mban përgjegjësi se çfarë bën xhaxhai të tij, e as unë s’mbaj përgjegjësi për çfarë bën Rigels Balili. Asnjë prej kandidatëve të LSI nuk ka qenë i përfshirë në krime. Nuk jam policia që t’i bëj CV njerëzve. Nëse Rigels Balili ka probleme, ne si LSI i themi largohu. Një person që është anëtar i LSI, ose jo, dhe ka indicie se ka shkelur ligjin, të dalë e të përballet para ligjit’, u shpreh Kryemadhi.