Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Marrëdhënia me Berishën dhe prishja e raporteve me Nanon, flet Meta: Me doktorin ke kënaqësi të bashkëpunosh, Nano u dha tërësisht pas pushtetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

75760e7d5e78777027021b98c2e60d19

Presidenti Ilir Meta në një intervitë në emisionin “Opinion” ka treguar për marrëdhëniet me ish-kryeministrat Berisha dhe Nano.

Për sa i përket Sali Berishës, Meta u shpreh se është kënaqësi të bashkëpunosh me të, pasi nëse ai thotë diçka, nuk ka nevojë as për të firmosur sepse i qëndron marrëveshjes.

Fevziu: Çfarë raportesh keni patur me Berishën?

Meta: Me Berishën ke kënaqësi të bashkëpunosh dhe luftosh.

Fevziu: Tani që nuk është aq aktiv, si do ta përkufizonit rolin e tij në politikë?

Meta: Roli i tij është rol historik, me merita historike, natyrisht ka dhe përgjegjësi historike. Për sa i takon 96-97 mund ta kishte menaxhuar më mirë. Berisha ndahet në 2, Berisha i parë dhe i dytë.

Fevziu: Cila është merita e Berishës?

Meta: Nëse thotë diçka nuk ka nevojë as për të firmosur, i qëndron marrëveshjes.

Meta ka folur edhe për raportet e tij me Fatos nanon dhe arsyet e thyerjes mes tyre, duke u shprehur se gabimi i Nanos ishte që u dha tërësisht pas pushtetit.

Fevziu: Raportet tuaja me Nanon në 15 vite kanë qenë shumë kontradiktore. Diku jeni afruar diku jeni larguar. Çfarë nuk ka funksionuar mes jush?

Meta: Nuk besoj se ka qenë çështje e raporteve personale. Kemi bashkëpunuar dhe kemi patur debate për çështje të ndryshme, por besoj që në fund të ditës sjellja ime ndaj tij ka qenë shumë korrekte.

Fevziu: Përse u thyet me Nanon në 2004?

Meta: Unë e kam bërë të qartë, thyerja jonë erdhi për arsye se Nano, për arsye nga më të ndryshmet, humbi atë përkushtim që duhej për integrimin europian të vendit. Ne bëmë një marrëveshje, ai u bë Kryeministër unë Zv.Kryeministër dhe presidentin vendosëm ta zgjedhim bashkë me PD dhe unë do ta ndiqja marrëveshjen. Por sapo marrëveshja u bë, qeveria nuk po përmbushte ato angazhime që duhej të përmbushte.

Fevziu: Ishte i tensionuar takimi juaj i fundit?

Meta: Nuk mendoj se ishte i tensionaur, unë kam qenë i qartë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img