Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Marrëdhënia e së motrës me Meritonin,flet i vëllai i Ilnisës: Të dy po japin çiltërsi

Shkruar nga Newsbomb
Marrëdhënia e së motrës me Meritonin,flet i vëllai i

Marrëdhënia mes Ilnisës dhe Meritonit është një ndër temat më të komentuara në këtë Big Brother Vip. Ndonëse ende vetë të zotët e punës nuk e kanë pranuar se janë çifti zyrtar brenda në shtëpi, teleshikuesit nga jashtë i shohin ndryshe.

Përqafimet, afrimiteti dhe puthjet poshtë jorganit kanë bërë që shikuesit jashtë t’i vendosin statusin “në një lidhje”.

Ky raport mes tyre është paragjykuar jo pak, kjo dhe për shkak të diferencës së moshës mes tyre. Por, si e sheh vëllai i Ilnisës këtë marrëdhënie të së motrës brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri?

I ftuar në emisionin “Mos i bjer me top”, vëllai i banorës tha se ata janë të rritur vetë dhe nga ajo çfarë shohin jashtë ata janë ende në fazat e njohjes.

Situata është pak më komplikuar. Kemi të bëjmë me një raport ku ata të dy po i japin çiltërsinë dhe pozitivitetin njëri-tjetrit dhe kjo mori ngjarjesh mbetet për t’u zhvilluar. Nuk kemi një etiketim të marrëdhënies së tyre. Në çdo rast, ata janë të rritur vet. Dashuri është fjalë e madhe",  shpreh vëllai i banores.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese