Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
68 %
4.6kmh
75 %
Sht
17 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

“Marr përsipër gabimet, i uroj Ramës fitoren, nuk doja të dorëzonim mandatet, por iu binda Bashës”, Agron DUKA i pari nga opozita që pranon rezultatin (DEKLARATA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Agron Duka, kryetar i PAA-së, është i pari aleat i Lulzim Bashës që pranon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit dhe uron kryeministrin Edi Rama për fitoren. Duka shkruan se si kryetar partie merr përsipër të gjitha gabimet e bëra, ndërsa ka dhe një mesazh për Lulzim Bashën.

“Nëse humbësi nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri”, shkruan ai. Duka thotë se nuk ka qenë dakord me kreun e PD për djegien e mandateve, por i është bashkuar Lulzim Bashë në këtë vendim.

“E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakort me djegjen e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.

Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoj nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam  konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët”, vijon ai.

Deklarata e plotë e Agron Dukës, PAA:

 E nis këtë qëndrim duke uruar Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet e 25 Prillit.

Në jetë jam rrëzuar shumë herë, por jam ringritur po aq herë. Kam dërmuar gjunjët, por nuk më ka lejuar zemra të thyhem. E kam bërë për herë të parë në zgjedhjet e 2005-ës kur isha i pari kandidat socialist që u ndjeva fitimtar duke njohur kundërshtarin si fitues.

E kam bërë gjithmonë në këto vite dhe do të vazhdoj ta bëj sërish si pjesë e një morali që tenton të gjejë arsye dhe të drejtë edhe  tani mbas 25 prillit, sepse jam i bindur se suksesi i mundshëm i qeverisjes së rikonfirmuar të Edi Ramës nuk është medalje për të, por një e mirë publike.

Njëlloj siç jam i bindur se dështimin e Edi Ramës në qeverisje nuk e vuan kryeministri që është një funksion i përkohshëm, por qytetari shqiptar, pjesë e një shoqërie

“Nëse humbësi  nuk ka forcën morale t’i japë dorën fituesit është i dënuar të humbasë përsëri”

E kam ndjekur Lulëzim Bashën edhe kur nuk kam patur të njëjtin mendim, nuk kam qënë në asnjë moment dakort me djegjen e mandateve, as me bojkotimin e zgjedhjeve vendore por prapë së prapë kam respektuar gjithnjë vendimmarrjen brenda koalicionit.

Këto vendime të gabuara na kushtuan shumë. Nuk mund të fajësojmë kundërshtarin politik përse përfitoj nga gabimet tona por përkundrazi, duhet të korrigjohemi për të mos i përsëritur ato në të ardhmen edhe pse unë i kam  konsideruar të gabuara ato vendime e jam dakortësuar me ndërgjegje të plotë dhe për këtë fajësoj veten dhe jo të tjerët

 “Na vodhën, na shtypën, na sakatuan, prandaj do vazhdojmë avazin e vjetër” kjo nuk është  strategji pozitive për Ne, por më këtë le të merret drejtësia.

Nuk dua të diktoj mendimin Tim, por si Kryetar i PAA duke shprehur edhe mendimin e Kryesisë së PAA , marr përsipër gabimet e bëra dhe i uroj kundërshtarit politik suksese në qeverisjen e ardhshme.

Dëshiroj me gjithë zemër që Partia Demokratike dhe Lulëzim Basha të nxjerin mësimet e duhura nga kjo humbje dhe të fitojnë në ndeshjen e rradhës.

Urojmë fituesit për katër vitet e ardhshme dhe të punojmë të gjithë bashkë për një opozitë të fortë e konstruktive duke udhëhequr vendin në proçeset integruese.

PAA do jetë në shërbim të fermerëve , blektorëve, agro-përpunuesëve pra në shërbim të té gjithë shtresave për të cilat PAA egziston si force politike.

Faleminderit dhe  mirënjohje të thellë të gjithë atyre që më besuan dhe  votuan duke u zotuar  që do të jem me ta dhe për ta deri në fund pa asnjë rezervë.

Agron Duka

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img