Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mark Zuckerberg këput ligamentin e gjurit, Taulant Balla i uron shërim të shpejtë

Shkruar nga Newsbomb

Një incident aspak i këndshëm ka ndodhur për Mark Zuckerberg teksa po stërvitej për artet marciale. Shefi ekzekutiv i “Facebook”, ose tani me emrin e ri “Meta” është dashur t’ i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale pasi këputi një ligament të gjurit.

Këtë e ka zbuluar vetë ai përmes një postimi në rrjetet sociale, ku krah të gjitha falenderimeve për mjekët që asistuan në operacion dhe atyre personave që u shqetësuan për të, Mark ka treguar se tashmë ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Në vorbullën e mijëra komenteve që i urojnë shërim të shpejtë kreut ekzekutiv të “ Facebook”, është edhe ministri i Brendshëm, Taulant  Balla.

“Të uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar ministri krah fotos të Zuckerberg ku shihet i shtrirë në krevatin e spitalit dhe sapo ka dalë nga salla e operimit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese