Tirana
broken clouds
19.1 ° C
19.1 °
19.1 °
60 %
3.3kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
21 °
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
25 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Mark Marku sqaron: Mosnjohje e zgjedhjeve nuk do të thotë që s’do shkojmë në parlament

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në zgjedhjet e 25 prillit, Mark Marku ka komentuar në emisionin “Opinion” mbledhjen e fundit të kësaj force lidhur me çështjen e njohjes së zgjedhjeve dhe linjën që do të ndjekë PD në vijim.

I pyetur nga Blendi Fevziu lidhur me vendimin për mosnjohjen e zgjedhjeve, Marku tha se ende nuk ka një vendim, por la të kuptohet se PD edhe në mosnjohje të zgjedhjeve do të jetë në parlament.

Sot ka qenë e ftuar në “Open” edhe deputetja e ardhshme e Kuvendit, Grida Duma e cila po ashtu nuk e tha prerë se do të hyjnë apo jo në parlament, por e la të nënkuptohej një diçka e tillë.

Pjese nga biseda

Fevziu: Çfarë domethënë, mosnjohje e zgjedhjeve domethënë edhe mos-hyrje në parlament?

Marku: Nuk përjashtojnë njëra-tjetrën., Ky proces nuk mund të njihet, do të thotë që demokracia nuk funksionon.

Fevziu: Kjo do të thotë që nuk shkohet në parlament, bllokohet parlamenti…

Marku: Unë nuk e di si do merret vendimi, mund të hysh dhe në pralament….

Fevziu: Janë vjedhur zgjedhjet sipas jush?

Marku: Vetëm të jem nga Tajvani, do them jo.

Fevziu: Pse do shkoni në parlament?

Marku: Do bëj luftën. Unë nuk e di çfarë vendimi do merret. Lufta bëhet në disa forma, në parlament, në institucionet ndërkombëtare, në gjykata, në prokurori. Do të jetë luftë totale për të mbrojtur votën. Nuk do të thotë të mos shkosh në parlament. Nuk e di nëse do shkohet, por ky parlament nuk meriton të njihet, në gjykimin tim.

Fevziu: Nuk ka një vendim zyrtar apo jo?

Marku: Po të jetë për mua, as qeveria, as parlamenti, asnjë institucion përfshi dhe pushtetin lokal nuk është legjitiim,dhe gjëja më normale është luftë totale për mbrojtjen e demokracisë.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img