Tirana
scattered clouds
17 ° C
17 °
17 °
72 %
2.1kmh
40 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
21 °
E mërkurë, 5 Maj, 2021
spot_img

Mark Marku shpjegon “masakrën” e zgjedhjeve: Tom Doshi s’ka shanse të marrë 3 deputetë! Do nxjerrim video së shpejti

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i PD-së, Mark Marku i qëndron deklaratës së tij të parë për vjedhje masive të zgjedhjeve në Shqipëri.

I pyetur për dorëheqjen e Bashës, Marku tha në emisionin “Open” se nuk mund të kërkohet dorëheqja e liderit kur ai nuk ka humbur, por i janë vjedhur zgjedhjet.

Marku akuzoi Tom Doshin për blerjen e tre mandateve dhe tha se PD ka video përgjime që e faktojnë dhe do t’i publikojë së shpejti.

“Unë mendoj që tema kryesore sot është vjedhja e zgjedhjeve. Kjo është gjë e pandershme, ia kanë kërkuar dorëheqjen pas. Arben Imami ia kërkoi mes fushatës. Vjedhja e zgjedhjeve ka qenë gjëja më e tmerrshme që i ka ndodh Shqipërisë. Nëse ti i kërkon dorëheqjen pa u verifiku, do duhej të sqarohej çështja a janë vjedh apo jo zgjedhjet. Pastaj duhej t’i kërkohej Bashës përgjegjësi. Si mund të thuash që ke humbur kur t’i kanë vjedh. Janë futur në një lojë për të larguar vëmendjen nga ajo që ka ndodhur, që është e vërtetuar. PSD e Tom Doshit ka fitu 3 mandate, mënyrën se si e dimë sepse është denoncuar nga Ambasada e SHBA. Fakti është brenda, i kemi të gjitha faktet. Ju mendoni se PSD mund të merrte 3 deputetë? Që në thelb është një parti e shitme dhe e bleme. Ai personi sa të kërkojë një familje, 400 euro vota. Do dalin të gjitha janë të faktume, të përgjume. Do dalin video”, deklaroi Marku.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img