Tirana
broken clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1kmh
75 %
Sht
15 °
Die
20 °
Hën
24 °
Mar
24 °
Mër
18 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Mark Marku shërohet nga Covid: Sot kam filluar fushatën, marrim 5 nga 7 mandate në Lezhë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Drejtuesi i fushatës së PD-së në Lezhë, Mark Marku ka deklaruar se tashmë është shëruar prej Covid dhe sot është kthyer në fushatë.

“Bëra trajtim, por kaloi pa probleme, pothuajse asimptomatikë. Jam kthyer në fushatë sot dhe kam filluar fushatën. Ndërkohë që merrje trajtimin për të parandaluar çdo pasojë kam punuar nga shtëpia”, tha profesor Marku në Report tv.

Duke folur për listën përfaqësuese të PD-së në Lezhë, profesor Marku tha se ata po tentojnë të fitojnë 5 mandate, nga 7 që janë gjithsej në qarkun e Lezhës.

“Është lista më përfaqësuese e mundshme, gjithë lista e PD është e mirë. Ne tentojmë të fitojmë mandatin e 5. Atmosfera është e mirë njerëzit janë shumë të motivuar për ndryshim. Socialistët po kërkojnë mandatin e 3 ndërkohë që kanë 2 mandate që s’kanë bërë asgjë. Ligji është shumë i qartë dhe ne do garantojmë votën dhe pikë. Të mos kenë frikë qytetarët”, tha Marku.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img