Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Mark Marku: Protagonizmi i Berishës po dëmton PD-në dhe Lulzim Bashën

Shkruar nga Newsbomb
Mark Marku: Protagonizmi i Berishës po dëmton PD-në dhe Lulzim

Deputeti i zgjedhur i PD-së nga qarku i Lezhës, Mark Marku, i ftuar në “News 24” pas Kuvendit Kombëtar të partisë, komentoi ndër të tjera, vendimin e DASH për shpalljen ‘non grata’ të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Sipas profesorit, ky vendim do të jetë në dëm të Partisë Demokratike. Marku tha se protagonizmi i tepruar i Berishës në Parlament, dëmton si partinë ashtu dhe lindershipin e PD.

Ndër të tjera, Mark Marku theksoi se nuk ka pritshmëri të mëdha për Parlamentin e ri, pasi sipas tij, deputetët varen nga kryetari.

Pyetje: E dëmton PD shpallja ‘non grata’ e Berishës?

Mark Marku: Po sepse ka ndërtuar një diskurs për Doshin e Dakon, që meqenëse u shpallën ‘non grata’ duhej të largoheshin nga politika. Ky është problemi, e para. Unë e kam thënë, fakti që Berisha u shpall ‘non grata’ ka qenë e gabuar. Sepse u shpall ‘non grata; një politikan me histori, ndikim në shoqëri, ndërkohë që qeveria amerikane nuk shpall ‘non grata’ Ramën që është shumë i rrezikshëm.

Pyetje: Zoti Berisha thotë mezi pres të kthehem në Parlament, a duhet të jetë pjesë e grupit parlamentar Berisha, apo duhet të kishte një ngrirje me PD deri në momentin që të zbardhet gjithçka?

Mark Marku: Nëse do e bënte Berisha do e lehtësonte shumë punën e PD qoftë me kundërshtarët politikë. Por mendoj që PD do e ketë të vështirë të vendosi që ish-kryetari i saj të jetë pjesë i PD. Sepse shpallja ‘non grata’ mbështetet në disa argumente dhe s’ka vlerë juridike. Ajo është një qëndrim. Nuk mund t’i thuash ish-kryeministrit mos eja në Parlament. Edhe kur Berisha ka qenë kryeministër kam pasur kritika. Duhet menduar gjëja në kuptimin që është shpallur ‘non grata’. Unë mendoj që protagonizmi i tepruar i Berishës, dëmton lidershipin e PD dhe është një pengesë në ristrukturimin e PD, sepse Berisha është karizmatik, është e vështirë të bëhet dikush lideri i PD duke pasur Berishën aty. Unë mendoj që Berisha dhe PD janë futur në marrëdhënie të komplikuar. Do të duhet që PD të ketë marrëdhënie shumë të mira me PD dhe BE. Rama nga krahu tjetër ka shumë forca lobingu.

Pyetje: Dua t’ju pyes, sepse pamë atë parlament që ishte, çfarë pritshmërish keni për opozitën që do të shihni në shtator?

Mark Marku: Deputetët në Parlament nuk funksionojnë sepse janë nën varësinë e kryetarit. Duhet krijuar një marrëdhënie e re. Deputetët nuk kryejnë funksionin si të tillë. Deputetët në parlament janë kukulla, janë zero.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll