Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Mark Marku në komisionin e përzgjedhjes së deputetëve të Bashës por bën deklaratën e fortë për Berishën: Egoist, s’na lejonte të flisnin

spot_img

Lajme të ngjashëm

c2b9b6f65e3462ede6f7f9900ff59a76

Mark Marku është në komisionin e përzgjedhjes së deputetëve për listat e reja në PD-së në zgjedhjet e 2021-shit, mirëpo ka bërë një deklaratë të fortë për ish-liderin demokratik duke e cilësuar si egoist.

ish-deputeti demokrat Marku ka pohuar në emisionin ‘Pa Protokoll’ të Anduela Ndreut se Berisha nuk i lejonte deputetët të flisnin.

“Unë kam qenë deputet i PD-së, kur zoti Berisha ishte kryeministër. Nuk kam pasur ndonjë problem thelbësor me Berishën. Problemi ishte mënyra se si ai e konceptonte marrëdhënien me deputetët, me partinë dhe me të tjerët. Kjo mua nuk më ka pëlqyer kurrë, aq më tepër kur flitej për veten time. Njeriu është egoist dhe kur thotë që nuk është i tillë është hipokrit. Pra, unë dua më shumë veten se partinë, se Berishën, se Bashën. Marrëdhënia ishte e tillë që unë nuk pranoja të sillesha si deputetët e tjerë në PD, që nuk duhej të flisnin, të ishin konformistë, të mos reagonin në raport me problemet që krijoheshin gjatë qeverisjes etj. Partia ka rregulla, por asnjë rregull nuk duhet të shkelë të drejtat dhe liritë bazë të njeriut, përfshi dhe deputetin. Mendoni që deputeti të mos ketë të drejtën e fjalës, po qytetari si mund ta ketë? Pra unë flisja, votën nuk e kam tjetërsuar dhe kam ndjekur bindjet e mia… Më rezulton se Berisha ka pasur një pushtet më demokratik po ta krahasoj me Ramën”, tha Marku.

Më tej ai ka pohuar se përzgjedhja në Komisionin e Vlerësimit të kandidatëve të deputet të PD-së, nuk do të thotë që do të rikthehet, duke theksuar se nuk ka asnjë ambicie për pushtet.

“Nuk është rikthim sepse e kam deklaruar me kohë që nuk kam asnjë ambicie, as për të qenë deputet, as në ndonjë pozicion të ardhshëm në pushtet. Pse? Sepse ndihem mirë kështu, siç jam”.

Sa i takon procesit të deritanishëm të përzgjedhjes së kandidaturave, Marku tha se  kanë kandiduar 3 600 persona dhe sipas përzgjedhjes, tashmë janë duke u rishikuar 960 kandidatura. Më pas të gjitha kandidaturat e përzgjedhura do t’i shkojnë anëtarësisë..

Më shumë

spot_img