Tirana
clear sky
12 ° C
12 °
12 °
94 %
2.1kmh
0 %
Pre
23 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Mark Marku: Ky vend nuk do të gjejë qetësi deri sa të shporret Rama! Kapet me Bollinon: Mos shpif për mua se të hedh në gjyq, je tregtar jo gazetar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ka “plasur” debat i ashpër në studion e ‘OPEN” mes deputetit të ardhshëm në Parlament, Mark Markut dhe botuesit Karlo Bollino.

Ky i fundit i ka thënë Markut se PD ka justifikime kur thotë se u ble vota, ndërsa profesori i gazetarisë i nxehur iu kthye ashpër.

Marku e quajti të blerë Bollino, palë me shtetin i cili ka blerë një media dhe ia ka vënë në shërbim Edi Ramës.

Debati i plotë

Mark Marku: Qëllimi kryesor i PD tani është të dalë në rrugë me protesta deri sa të ikë Rama sepse zgjedhjet janë vjedhur. Ky është i vetmi qëllim zonjë, qëllim zonjë nuk është me bo diversion do ikë apo s’do ikë Basha. PD duhet dhe i merr vendimet vetë. Nishani pse nuk i kërkoi Berishës të japë dorëheqjen se dhe Berisha i ka humbur zgjedhjet nga 1998 deri në 2005. As Arben Imami apo Ristani. Beteja do të vazhdojë derisa hajdutët të shkojnë në burg. Ky vend nuk do të gjejë qetësi derisa të shporret Edi Rama dhe të vijë demokracia. Zgjedhjet po vidhen dhe ju doni të masakroni opozitën. Në një vend të botës nëse do të ndodhte kjo gazetarët do të iknin me vrap.  

Bollino: Unë jam gazetar dhe…

Marku: Ti ke 30 vjet në Shqipëri dhe nuk ke mësuar mirë shqip, unë 2 vjet në Itali e di më mirë se ty. Vjen në Tiranë, blen media dhe ia vë në shërbim shtetit, ti je tregtar mediash.

Bollino: Ti je shitur si i pavaruar dhe i përket një forca politike.

Marku: Jo forca thuhet forcë politike.

Bollino: Ju nuk dini t’ju mësoni shqip studentëve dhe jo më t’u mësoni gazetarinë. Shqipja ime ka probleme, por kam marrë mësime nga profesorë të vërtetë dhe jo si ju. Kthehemi te thelbi se këto janë retorikë e njohur shpifëse e demokratëve.

Marku: Ti je komunist!

Bollino: Jo ti ke qenë komunist. Ke punuar në universitetin e Enver Hoxhës.

Marku: Po shpif se unë në 1990 kam qenë student në vit të parë, të hedh në gjyq për shpifje.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

Mapo

GSH

Dita

Koha Jone

Fjala

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img