Profesori i njohur dhe kandidati për deputet i PD-së, Mark Marku është infektuar me koronavirus.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai, ndërsa ka thënë se është mirë me shëndet.
Marku ka lajmëruar se para tre ditësh e bëri tamponin dhe rezultoi pozitiv.
Ai ka thënë se do të mungojë disa ditë, ndërkohë që nuk dihet se si do ta drejtojë fushatën nga shtëpia.
Postimi i plotë:
Të dashur miq!
Para tre ditësh, pasi bëra tamponin dhe kontrollet mjekësore rutinë kam rezultuar pozitiv me Covid 19.
Ju falenderoj përzemërsisht për qindra mesazhet mbështetëse, që kam marrë prej jush këto ditë.
Jam në gjëndje të mirë shëndetësore, asimptomatik dhe, për t’ju ruajtur shëndetin kam munguar në takimet zgjedhore.
Do të mungoj edhe disa ditë, duke ndjekur këshillat e mjekëve të cilët gjej rastin t’i falenderoj për përkushtimin, profesionalizmin dhe mbështetjen e pakursyer njerëzore.
Veçanërisht, dua të falenderoj mikun dhe mjekun e shkëlqyer; Prof. As. Dr. Krenar Lilaj.
Shihemi së shpejti, mes miqsh.