Hapësire reklamuese

Aktualitet

Mark Marku-Henri Çilit: Lelën e hoqe për Edi Ramën. Botuesi: Gënjeshtër që nuk qëndron

Shkruar nga Newsbomb

Pedagogu i gazetarisë, Mark Marku ka komentuar në emisionin “Studio e Hapur” se Henri Çili largoi Alfred Lelën nga posti i drejtorit të Mapos për shkak të kryeministrit Edi Rama.

Marku tha se Çili ka interesa te Rama dhe kjo solli largimin e Lelës nga gazeta.

Ai theksoi se çdo botues ka të drejtë të vendosë për gazetën e tij, por kjo pa prekur të drejtën e gazetarëve, pasi të dyja së bashku përbëjnë lirinë e mediave.

Por, Henri Çili ka refuzuar të pranojë akuzën e Markut, duke mohuar çdo presion nga qeveria për të larguar Alfred Lelën.

“Nuk ekziston asnjë formë e ndonjë interesi, apo e ndonjë presioni të qeverisë në rastin Lela. Është një gënjeshtër që nuk qëndron”, u përgjigj Çili.

Lexo edhe: Alfred Lela dhe Henri Çili përballen direkt në studio, tregojnë versionin e tyre për largimin nga “Mapo”

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu