Hapësire reklamuese

Politikë

‘Mark Frroku, Armando Prenga dhe Mhill Fufi shënjestrat e radhës të OFL?’ Lleshaj i prerë: Letrën ta presin të gjithë ... (E plotë)

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i prerë tregon se kushdo që ka kryer vrasje, është marrë me trafik narkotikësh dhe terrorizëm, duhet të presë letrën e OFL-së.

I pyetur nga gazetarja Anila Hoxha se ish-deputetët Mark Frroku, Armando Prenga dhe Mhill Fufi mund të ishin shënjestrat e para të OFL sepse, sipas saj, futen në kategorinë e mësipërme, Lleshaj nuk përjashtoi askënd.

“Letrën duhet ta presin të gjithë ata që kanë një dënim penal, për një kategotri veprash penale dhe janë në posedim të një pasurie dukshëm të pajustifikueshme.

Unë nuk i zgjedh emrat. Jam ministër i Brendshëm. Emrat i zgjedh Policia e Shtetit. Të gjithë e dinë se kush janë sepse ligji i ka përcaktuar mirë. Të gjithë personat që janë dënuar për vrasje, trafik narkotikësh, terrorizëm dhe kanë pasuri që si justifikojnë mund t’ju shkojë letra. Isha i qartë, letrën duhet ta presin të gjithë”, tha ministri Sandër Lleshaj.

Më tej, ministri ka thënë se kushdo që zotëron pasuri që s’i justifikon dot e di kur do t’i trokitet në derë.

“Detyra e OFL është të ekzekutojë ato detyra që i ka dhënë ligji. Theksoj se numri i subjekteve është i qartë, dhe gjithskush mund ti nxjerr. Kush është dënuar për vepra si krime të rënda, terrorizëm, trafik narkotikësh, etj, është pjesë e këtij ligji. Kushdo e di kur do ti trokitet në derë. Po të kishim kapacitete do ti kishim trokitur 500 vetëve që sot”, ka thënë ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll