Tirana
light rain
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
3.6kmh
100 %
Mar
11 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
17 °
Sht
13 °
E martë, 28 Mars, 2023

Maritim Marina Bay, mos u mendoni se ku do të kaloni Shën Valentinin

Lajme të ngjashëm

Vetëm 3 orë larg Tiranës, në një oaz të qetë të një prej gjireve të Vlorës, të shfaqet me madhështinë e vet Maritim Marina Bay Resort, vendi ideal për të kaluar fundjavat e relaksit, apo edhe ditët e shënuara në kalendar.

Me një larmi abientesh, një pritje e ngrohtë nga stafi që shërben, me komoditetin që të lë pa fjalë e dizajnin modern por edhe relaksues, fundjavat mund të jenë më emocionuese sesa mund t’i kishit imagjinuar. Të gjithë duhet të zbulojnë magjinë e brandit “franchaise” gjerman që ka mbërritur në brigjet spektakolare të Vlorës.

Kur për herë të parë hyn në resort, përshtypja e men[1]jëhershme që të shkon ndërmend është “wau”. Përpara teje hapet një qytet më vete për të cilin, sapo bën check-in për të marrë dhomën, do të shohësh një staf të kuruar deri në detaje që të ndihmon deri tek çanta e fundit që ke me vete. Janë punonjësit e Marina Bay resort që të shoqërojnë deri tek dhoma.

Ecën dalëngadalë korridoreve që fshehin një lloj kurioziteti prej labirinthi në vetvete, ku dritat e vogla të shndritshme që të vijnë nga pjesa e dyshemesë, të krijojnë një relaks mendor dhe vetvetiu mendja të thotë: është vendi perfekt për tu relaksuar.

SHËN VALENTINI NË PRAG

E pra, kemi hyrë në resortin Maritim Marina Bay në Vlorë. Për të marrë valixhen e për të shkuar nga Tirana deri në vendin tënd të preferuar, do të të duhen veçse tre orë udhtim me makinë pa nxituar. Tani, pas përfundimit të festave të fundvitit, ku qartazi duken gjurmët e dritave vezulluese të festës, e kuqja e të dashuruarve po zë vendin tek arredimi dhe përkujdesja për këdo që do të zgjedhë të kalojë natën magjike të dashurisë në një resort si ky.

I vendosur në 20 mijë metra katrorë hapësirë, Maritim Marina Bay Resort, është vetëm 20 minuta larg qendrës së Vlorës. Ka shumë pak vende të mbetura në Shqipëri tek të cilat ti mund të gjesh qetësinë e kërkuar, apo të jesh aktiv në mënyrën që zgjedh pa prishur qetësinë e të tjerëve. Gjiri i vogël ku është vendosur Marina Bay, është si një vend i imagjinuar pushimesh në Maldive, me detin blu përballë, e me natyrën e paeksplotuar rreth e rreth.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në Revistën Newsbomb, të cilën e gjeni në çdo pikë shitje në gjithë vendi prej datës 20 janar…

Më shumë